Mashtruesja arkëtoi $750 000 duke shitur artikujt e luksit që merrte me qera ‘online’, thonë prokurorët (fotot)

15/02/2024 17:48

Një grua nga Michigan në SHBA, është arrestuar pasi ka rishitur më shumë se 1000 artikuj luksi që merrte me qera në rrjete të ndryshme, në një skemë manipulimi që i kishte sjellë të paktën 750,000 dollarë fitime, thanë autoritetet.

42 vjeçarja Brandalene “Brandy” Horn, u ndalua në shtëpinë e saj për vjedhjen e veshjeve të luksit në vlerë $823,000 nga tre pika të paidentifikuara dhënieje me qera, nga prilli 2022 deri në shkurt 2024, njoftonin prokurorët në SHBA.

Artikujt e emrave të njohur si Farm Rio, Bottega Veneta e LoveShackFancy — shfaqeshin në faqen e saj të shitjeve Poshmark, teksa duket se ka ende shumë artikuj për të shituar, përfshi veshje nga grupe si BHLDN e MadeWorn.

“E akuzuara Brandalene Horn krijoi një skemë fitimprurëse duke zhvatur të paktën tre kompani në mijëra dollarë artikuj luksi”, tha prokurori Damian Williams.

Nëse shpallet fajtore për akuzat e mashtrimit financiar dhe transportim të pronës së vjedhur, gruaja mund të dënohet deri me 50 vjet burg.

“Pas marrjes së artikujve me qera, Horn i shiste ato në tregjet në rrjete e-commerce.”

Kompanitë ishin përpjekur të kërkonin paratë nga Horn për sendet e vjedhura por ajo kontestonte akuzat”, thanë prokurorët.

Rrjedhimisht llogaria e saj në rrjet u mbyll por të tjera hapeshin me sende të marra me qira që nxirreshin në shitje.

Hetimet zbuluan se Horn kishte shitur 1,063 artikuj të vjedhur nga kompanitë e dhënies me qira.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
42 vjeçarja Brandalene “Brandy” Horn, u ndalua në shtëpinë e saj për vjedhjen e veshjeve të luksit në vlerë $823,000 nga tre pika

Top Channel