Ngjyrat e neonit rikthehen në modë, cilat VIPA ndoqën trendin

01/04/2023 13:32

Nuancat e forta dhe shumë të ndritshme kanë nisur të shfaqen tek të famshmit, ndërsa mund të kthehen në trendin më të madh të modës për këtë verë.

Të gjithë sytë ishin mbi Hailey Bieber, ndërsa doli me bikini jeshile neoni gjatë pushimeve të fundit.

Kendall Jenner publikoi foto me dy pjesë të ngjashme veshjesh në ngjyrën e neonit.

Demi Moore dhe vajza e saj Scout Ëillis vendosën një ndryshim elegant dhe luksoz në stil në një event të modës në Los Angeles.

Artistja Jennifer Lopez, për të cilën koha ka ndalur, veshi gjithashtu një fustan të ndezur, ndërsa shoqëronte bashkëshortin e saj, Ben Affleck, në premierën e filmit të tij të ri “Air”.

Aktorja Zendaya veshi një fustan të Versaces, material mëndafshi, të zezë dhe jeshile në NAACP Image Aëards 2023 në fillim të këtij viti.
Nëse kërkoni vëmendje kur të dilni në publik, duhet të shtoni disa veshje apo aksesorë në ngjyra të ndezura.

Top Channel