I dënuari gëlltit brisqe në IEVP Drenovë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës (emri)

01/04/2023 21:40
Foto Ilustruese

28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje.

Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.

Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

Top Channel