Artileria ruse bombardon Avdiivka në Ukrainë, mes viktimave edhe një foshnje pesëmuajsh

01/04/2023 15:01

Numri i viktimave për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë rritet dita ditës, ndërsa viktima më e fundit është një foshnjë 5 muajsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Avdiivka. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, guvernatori i rajonit dhe zyra presidenciale njoftuan se  i mituri ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të artilersë ruse.

Guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko tha se një person i dytë u vra nga tre raketa të lëshuara në qytetin e vijës së parë, të cilat gjithashtu dëmtuan shtëpi në gjashtë rrugë. Para pushtimit rus, rreth 25,000 njerëz jetonin në qytet, por vetëm 2,000 civilë kanë mbetur tani.

Diku tjetër në rajonin e Donetskut, pesë raketa të tjera u hodhën në Druzhkivka, e vendosur prapa frontit Bakhmut. Sulmet plagosën një civil dhe goditën një bankë, institucion arsimor dhe apartamente, tha guvernatori.

Më shumë granatime u raportuan në të gjithë qarkun, duke përfshirë Soledar, Vuhledar, Lysychansk dhe vetë Bakhmut.

Top Channel