11:53
Investigimi i “Fiks Fare”, zëdhënësja e PD: Bashkëshortja e nënkryetarit të Tiranës nuk po shkarkohet
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Denada Seferit, drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas Zhupës, Seferi duhet të ishte shkarkuar pas skandalit të denoncuar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku një prej fëmijëve që ka jetuar në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare.