Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot nuk do të votojnë asnjë Qeveri të hënën kur edhe është caktuar për zgjedhjen e Qeverisë.

Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të përfshihet në ndonjë marrëveshje politike, por do të qëndrojë në opozitë. Megjithatë kryeministri në detyrë nuk mund të thotë nëse do të ketë një qeveri të pakicës.

“Aleanca nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk voton ndonjë Qeveri këtë të hëne. Domethënë ne jemi opozitë dhe nuk votojmë ndonjë Qeveri”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk mund të paragjykojë se si do të shkojë seanca e së hënës për formimin e ekzekutivit.

“Këtë nuk e di, nuk e di a do të ketë një Qeveri të pakicës, dhe nuk mundemi me paragjyku si shkojnë më tutje”, tha kryeministri në detyrë.

Haradinaj është deklaruar njëjtë edhe në Pestovë të Vushtrrisë ku u pyet nga gazetarët nëse deputetët e AAK-së do ta votojnë Qeverinë me të nominuarin për kryeministër Albin Kurtin. Haradinaj përsërit se nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshje me partinë e Kurtit për Qeveri të re. Ndërsa, për seancën e së hënën, që pritet të votohet qeveria e re më të nominuarin për kryeministër Albin Kurti, kryeministri në dorëheqje tha për KosovaPress se nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshje me partinë e Kurtit për Qeveri të re.

Kryeministri në detyrë ka bërë sot homazhe tek shtatorja e Zahir Pajaizitt në Prishtinë si dhe në vendin e rënies të heronjve në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997.

Top Channel