Merkato, dita e fundit/ Rikthim i bujshëm tek Atletico Madrid

31/01/2020 18:27

Sot është dita e fundit e merkatos në shumë prej kampionateve më në zë në Europë dhe jo vetëm.

Klubet po tentojnë që të bëjnë goditjet e fundit, ku lëvizjet big thuajse kanë përfunduar por, nuk përjashtohet ndonjë surprizë në orët e fundit.

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Yannick Ferreira Carrasco nga Dalian Yifang në huazim.

Lojtari ishte larguar në vitin 2018, nga Atletico tek Dalian, teksa ka vendosur që të bëjë ‘prapa kthehu’.

26-vjeçari në vitin 2017 ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në europë.

/A.Pali/

 

Top Channel