Siguria e ashensorëve, brenda 2020 do kontrollohen të gjithë

31/01/2020 12:47

Brenda vitit 2020 do të kontrollohet siguria e të gjithë ashensorëve të instaluar në Shqipëri.

Certifikimi do të bëhet nga inspektoriati i mbikqyrjes së tregjeve. Sipas të dhënave të deritanishme shumica e ashensorëve në vend janë jashtë standardeve.

Përgjegjësia për mirëmbajtjen e ashensorëve u takon administratorëve të pallateve, të cilët do penalizohen në rast shkeljesh.

Pas tërmetit të 26-nëntorit shumë ashensorë në kryeqytet dhe në Durrës janë jashtë funksionit, për shkak se kafazi i tyre është ndërtuar me tulla dhe jo me beton. Duke nisur nga ky vit asnjë objekt nuk do t marrë lejen e shfrytëzimit pa përmbushur standardet e sigurisë.

Top Channel