Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga Pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama, qeveria ka miratuar të ashtuquajturën paketa anti “KÇK”, e cila shënjestron pasuritë e krimit të organizuar, anëtarëve të bandave dhe zyrtarëve të korruptuar dhe gjyqtareve dhe prokuroreve gjithashtu .
“Anëtarët e dënuar për krim të organizuar edhe ata që janë akuzuar, por që falë drejtësisë së korruptuar kanë shpëtuar dhe lëvizin të lirë”, shprehet Balluku.
Ndryshimet ligjore e lënë barrën e provës për të justifikuar pasurinë, tek individët e akuzuar ose të dyshuar. Në rast se këto pasuri nuk justifikohen atëherë, shteti i sekuestron menjëherë.
“Të gjithë këta duhet të justifikojnë shtëpitë, llogaritë bankare, mjetet motorike dhe çdo pasuri tjetër”.
Por sekuestrimet nuk do të kufizohen vetëm tek individët e dyshuar, por edhe tek të afërmit e tyre.
“Transaksionet e transferimi të pasurisë tek personat e tretë do të anulohen dhe do të konsiderohen nul”.
Një pjesë e veçantë e paketës i kushtohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët sipas ministres së drejtësisë në ditët e fundit para vettingut po sfidojnë shtetin me vendime korruptive.
Paketa e re sipas Gjonajt i jep policisë së shtetit dhe institucioneve të drejtësisë së re një mekanizëm efikas për bllokimin e pasurive të krimit dhe zyrtarëve të korruptuar.
Top Channel