Lëkundjet me magnitudë 5.1 ballë dëmtuan më tej një pjesë të godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Verifikimet konstatuan se hotel ”Veshti” në anë të rrugës, në Gjirin e Lalzit ishte dëmtuar më tej duke u kthyer në rrezik për sigurinë në zonë.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor vendosi të prishë ndërtesën me destinacion turistik.

Në mbështetje të IMT-së së Durrësit ishin edhe shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Rendit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel