Shorti i Kupës së Mbretit/ Shmanget ‘El Clasico’, këto janë përballjet çerekfinaliste

31/01/2020 16:29

Këtë të premte është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë. Ky short pavarësisht se ka shmangur një ‘super finale’ të parkohshme mes Barcelonës dhe Real Madridit, ka sjellë mjaftë surpriza.

Mbajtësit e këtij trofeu, Valencia do të përballet me Granadën ndërkohë Barcelona do të ketë përballë Atletiko Madridin.

Disi  më të lehtë do ta ketë Real Madridi, të cilët do të luajnë me Real Sociedadin. Sfida tjetër është ajo mes Mirandes-Vijareal.

Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e fundit për Kupën e Mbretit, ku Bracelona fitoi lehtësisht me shifrat 5-0 ndaj Leganesit, duke kaluar në fazën tjetër atë të cerekfinaleve.

Të gjitha ndeshjet:

Real Madrid – Real Sociedad

Atletik Bilbao – Barcelona

Granada – Valencia

Mirandés – Villarreal

Top Channel