Policia italiane ‘nuk fal’, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë teksa shisnin kokainë

31/01/2020 16:40

ITALI- Dy shqiptarë të moshës 20 dhe 21 vjeç janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se janë kapur duke shitur kokainë në zonën e Ferntinos.

Sipas mediave italiane dy shqiptarët janë kapur në flagrancë teksa po shisnin kokainë tek dy italianë të moshës 41 dhe 37-vjeçare.

Pas arrestimit karabinierët dy shqiptarëve u kanë sekuestruar edhe sasinë e kokainë ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e tyre u kanë gjetur edhe 720 euro, para këto që dyshohet të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale.

Top Channel