“Greqia vazhdon të shitet, ne na kanë futur xixat”, Rama sjell shembullin e Mykonosit: Gjithë bota matet me sa investime të huaja tërheq 10/06 16:32
Problemi i vjetër i mungesës së tregut për shitjen e mollëve ka rënduar situatën e tyre në zonën e Devollit.
Fermerët e zhgënjyer vit pas viti nga mollët e mbetura stok të cilat nuk shiten dhe hidhen çdo sezon, kanë nisur t’i presin pemët e tyre ndërsa tregojnë se përballen jo vetëm me një dëm financiar të konsiderueshëm por mbeten edhe përballë një situate të pazgjidhur në vazhdimësi.
Por më tej rrafshimi i pemëtoreve duket se po shkakton një efekt domino pasi fermerët po i presin pemët njëri pas tjetrit.
10% e pemëtoreve janë prerë deri tani ndërsa gjatë muajve në vazhdim kjo shifër pritet të rritet dhe më shumë.
Top Channel