Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë një fond të veçantë nga BERXH për të bërë për monitorimin e hidrocentraleve. Projekti synon nxitjen e konservimit të lumenjve dhe burimeve të tjera ujore në Ballkanin Perëndimor.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se, po kërkon një konsulent që të këshillojë zhvillimin e një metodologjie të përbashkët për monitorimin e hidrocentraleve për Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.

Financimi për konsulentin është 120 mijë euro. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të zhvillojë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut një metodologji të monitorimit të hidrocentraleve dhe të krijojë një protokoll monitorimi.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një vlerë shumë të lartë konservimi deri në 30 për qind të lumenjve aktualisht në gjendje gati natyrore ose të pacënuar. Ndërsa hidrocentralet sigurojnë energji të rinovueshme të vazhdueshme, ndërtimi i tyre mund të paraqesë shqetësime mjedisore, veçanërisht për burimet ujore dhe në funksion të ndikimeve të ekosistemit, siç është biodiversiteti ujor.

Shumica e hidrocentraleve (HEC) janë të një madhësie të vogël ose të mesme, megjithatë numri dhe vendndodhja e tyre në zona me vlerë të lartë ekologjike paraqesin sfida mjedisore. Për këtë sipas BERZH, kërkohet zbatimi i masave zbutëse, siç janë fluksi ekologjik dhe ndihmat e migrimit të peshkut.

Top Channel