Koronavirusi; Dy njerëz në Britani rezultojnë pozitivë me virusin vrasës

31/01/2020 16:33

Dy pacientë në Angli, anëtarë të së njëjtës familje rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri kinez, njoftoi kreu i autoritetit shëndetsor në vend Chris Whitty.

Ato nuk treguan se nga cila zonë e Anglisë ishin pacientët, por burimet thanë se po trajtoheshin në spitalin Newcastle, në veri të vendit.

Në një deklaratë Whitty tha: “Mund të konfirmojmë se dy pacientë në Angli, anëtarë të së njëjtës familje, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Sistemi shëndetësor britanik NHS është i mirë-përgatitur dhe me eksperiencë për infeksionet dhe po punojmë me shpejtësi për të identifikuar kontaktet e mundshme të pacientëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme”.

Identifikimi i rasteve të para në Angli vjen pak pasi në Angli u ul avioni i parë me 83 britanikë të evakuar nga qyteti kinez në qendër të epidemisë.

Top Channel