Varka me emigrantë mbytet në Ishujt Kanarie/ Të paktën 8 të vdekur, dhjetëra të tjerë shpëtohen
Ish-basketbollisti i njohur serb, Dejan Bodiroga, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, vetëm pak ditë pasi parlamenti i ri nisi punën.
Bodiroga ishte zgjedhur deputet në kuadër të koalicionit “Lista e Studentëve, Studentët Fitojnë” dhe kishte marrë pjesë edhe në seancën e parë të parlamentit. Megjithatë, ai ka vendosur të largohet nga mandati parlamentar, ndërsa deri më tani nuk është bërë publik motivi që e çoi drejt këtij vendimi.
Shqyrtimi i dorëheqjes së tij është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së dytë të Komisionit për Çështje Administrative, Financiare, Mandate dhe Imunitet, e cila është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 30 nëntor, në orën 12:15.
Odbor za administrativno-budžetska i mandatno-imunitetska pitanja u ponedeljak će održati drugu sednicu. Na dnevnom redu su četiri tačke. https://t.co/rr4fMGSe0k
— Otvoreni Parlament (@O_Parlament) November 27, 2026
Në të njëjtën mbledhje pritet të shqyrtohen edhe dorëheqjet e dy deputetëve të tjerë, Marko Korac dhe Dzenan Palamar, sipas njoftimit zyrtar të Asamblesë Kombëtare Serbe.
Emri i Bodirogës ishte përmendur së fundmi edhe në debatet politike në Serbi, pasi ai ishte konsideruar si një prej kandidatëve të mundshëm të “Listës së Studentëve” për zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, në fund, ky koalicion vendosi të mbështesë akademikun Radomir Saicic si kandidat për president.
Në moshën 53-vjeçare, Dejan Bodiroga mbetet një prej emrave më të mëdhenj të basketbollit evropian. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme me kombëtaren jugosllave dhe disa prej klubeve më të njohura të kontinentit, duke u shndërruar në një nga figurat ikonike të këtij sporti.
Top Channel