Takimi i Yuri Kim me Ramën/ Ambasada: Mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të reformave në drejtësi

31/01/2020 12:45

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur në një takim ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe vetëm pak më pas qeveria ka kaluar me akt normativ paketa AntiKÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.

Menjëherë pas këtij takimi, ambasada njofton se: Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie;

mbështetje për zhvillimin demokratik & sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; & rritjen e mundësive të biznesit. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.

Top Channel