Probleme me tëmthin dhe apandesitin? Ja çfarë ju mundëson spitali Hygeia

31/01/2020 17:36

Fshikëza e tëmthit është organi që shërben si rezervuar për depozitimin e bilas/ lëngu i tëmthit i cili pasi prodhohet në mëlçi, depozitohet në fshikëzën e tëmthit dhe shërben për tretjen e yndyrnave ushqimore të organizmit.

✔Në cilat raste rekomandohet Kirurgjia për heqjen e Tëmthit?
Heqja e tëmthit në rrugë kirurgjikale zakonisht rekomandohet në rastet e ekzistencës së gurëve në tëmth të cilët formohen në momentin që lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla, në forma të ngjashme me gurët.
Gurët në tëmth zakonisht nuk shoqërohen me simptoma të dukshme, pra pacienti mund të ketë gurë në tëmth dhe të mos e kuptojë dhe këto quhen “gurë të heshtur”, por, në një moment të caktuar mund të ndodhë që gurët të bllokojnë rrjedhën e lëngut biliar duke çuar kështu në irritim të fshikëzës së urinës (kolecistit akut) ose pankreasit (pakreatit akut).
✔Në të tilla raste pacientët përjetojnë simptoma të tipit:
➖Dhimbje e papritur dhe shumë e fortë abdominale (barku)
➖Zverdhje të lëkurës dhe bebes së syve (të bardhës së syrit)
➖Të përziera & të vjella
➖Dhimbje në shpinë, në zonën midis shpatullave
Zakonisht trajtimi më i mirë i mundshëm i rekomanduar nga mjekët në të tilla raste është ai i heqjes së tëmthit në rrugë kirurgjikale. Kirurgjia mund të realizohet në rrugë laparoskopike (të mbyllur) ose laparotomike (të hapur), proçedura këto që kryhen të dyja nën efektin e anestezisë gjenerale.
Gjatë gjithë muajit shkurt Spitali Hygeia do të vijë me një ofertë në fushën e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe përkatësisht në kirurgjinë e përgjithshme ku do të ofrohet:
Kirurgjia e heqjes se fshikëzës së tëmthit me teknikën bashkëkohore kirurgjikale me laparoskopi (pra kirurgji e mbyllyr), të cilën gjatë muajit shkurt do ta përfitoni nga çmimi prej 1,750 euro me cmimin oferte prej 1,250 euro.
Po kështu gjatë gjithë muajit shkurt do të mund të përfitoni edhe kirurgjinë e heqjes se Apandesitit me të dyja teknikat kirurgjikale pra laparoskopike ( e mbyllyr) dhe laparotomi ( e hapur) do te mund ta përfitoni nga çmimi 1,750 euro me çmimin ofertë prej 1,250 euro.

Ndërhyrjet kirurgjikale ofrohen nga një ekip i kualifikuar mjekësh specialist kirurgë të përgjithshëm të kryesuar nga mjeku i mirënjohur prof. dr. Bahadir Celep me një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme mbi 20 vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme si ajo e stomakut, melçisë, pankreasit, zorrës së trashe etj. Stafi i departamentit të Kirurgjisë së përgjithshme është i dedikuar 24 orë në 24 në 365 ditë të vitit në ofrimin e kirurgjive të planifikuara dhe atyre që paraqiten si raste urgjente.
Ndërkohë vazhdon edhe për muajin shkurt oferta prej 30% për çdo ekzaminim me Rezonance magnetike.
Për të kontaktuar me mjeket kirurgë të këtij departamenti apo për më tepër informacion mbi ofertë e këtij muaji jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë e spitalit në numrin: 04 23 90 000

 

Top Channel