Gjeti të ëmën pas 48 vitesh! Historia që s’duhet humbur nesër në “Dua të të bëj të lumtur”

31/01/2020 18:00

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara tre gazetaret e programit “Dua të të bëj të lumtur”, për të folur rreth historive më interesante e për të treguar se ç’ndodh në prapaskenë.

Gjatë bisedës, gazetarja Kristina Mere zbuloi pak nga historia që do të transmetohet puntatën e nesërme dhe aq mjaftoi për të ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

Bëhet fjalë për një histori ribashkimi, ku një djalë ka kërkuar të njohë të ëmën biologjike pas 48 vitesh. A kanë mundur të takohen? Dhe nëse po, si kanë reaguar të dyja palët? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të mund t’i zbuloni nesër mbrëma.

Top Channel