E martë, 03 Dhjetor 2019
19:44
Këshilli Bashkiak i Tiranës mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka nisur mbledhjen e tij jashtë radhe me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

19:35
Turqia, 1100 stacione vëzhgimi/ Ka përforcuar sistemin e monitorimit të tërmeteve

Turqia njoftoi muajin e kaluar se e ka përforcuar sistemin e saj të monitorimit të tërmeteve, që tani përbëhet nga plot 1.100 stacione vëzhgimi.

19:32
Samiti i NATO-s në Londër/ Rama do të kërkojë ndihmë për tërmetin nga vendet anëtare

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u nis drejt Londrës ku si pjesë e delegacionit shqiptar, do të ndjekë punimet e samitit të rëndësishëm të NATO-s që zhvillohet në kryeqytetin britanik në datat 3 dhe 4 dhjetor.

19:32
Rovena Vodo: Në qarkun e Durrësit janë inspektuar 701 objekte, 20 prej tyre janë prishur

Në një deklaratë për mediat zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, foli për situatën në të cilën ndodhen vendet më të prekura nga tërmeti që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Voda është vendosur në krye të shtabit të emergjencave në qarkun Durrës dhe raportimet e saj ishin të përqendruara në këtë qark.

19:26
Harta e rrezikut nga tërmetet/ Ballkani, vendet e Mesdheut dhe Turqia më problematiket në Europë

Një harte e krijuar nga studiues europianë, tregon se vendet e rajonit të Ballkanit e Mesdheut, si dhe Turqia, janë të gjithë shumë më të rrezikuar nga tërmetet sesa shumë pjesë të tjera të Europës.

19:20
Të strehuar në xhami/ Institucionet e kultit hapin dyert për të prekurit nga tërmeti

Po ashtu edhe xhamia e qytetit të Durrësit ka hapur dyert dhe ka pritur te dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

19:17
IKMT: Ja ecura për prishjen e objekteve

IKMT-ja nëpërmjet një deklarate ka njoftuar në lidhje me objektet që po prishen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

19:15
FOTO/ Shembja e hotelit 6-katësh në Durrës

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.

19:04
Nga çadra në maternitet/ Nëna që i mbijetoi tërmetit solli në jetë Ajselin

Një nënë shtatzënë mundi ti shpëtonte tërmetit shkatërrues në Durrës dhe disa ditë qëndroi në çadër.

18:54
Dalin në ankand fotot më të përfolura për disqe fluturuese aliene

Billi Majer ëhstë një zviceran i cili tha në vitin 1970 se kishte pasur kontakt me alienë dhe se kishte fotografi për ta vërtetuar.

18:51
Haruni, Kuzhinieri i dy tërmeteve në kohë të ndryshme

Haruni është kuzhinieri që ka shërbyer në dy tërmete në atë të 79-tës dhe në këtë të datës 26 nëntor.

18:49
Bozo: Të thirren inxhinieret projektues të godinave të dëmtuara për të përcaktuar ndërhyrjet

Liljeta Bozo, profesoreshë e Inxhinierisë së Ndërtimit inspektoi së bashku me një grup të Top Channel disa objekte në qytetin e Durrësit.

18:41
Tërmeti nuk u mat në Durrës/ Aksilograma e 26 nëntorit nuk është regjistruar

Aksilograma e tërmetit të 26 nëntorit nuk është regjistruar ne stacionin e Durrësit.

18:34
Me zërin që i dridhet, Xhesika Berberi kujton momentin e tërmetit: Është një dhimbje që më vret …!

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ka udhëtuar nga ShBA drejt Shqipërisë prej ditës së djeshme, për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.

18:34
I biri flinte në krahë teksa ai punonte në TCH, ky është “babai hero” i fotos që theu rrjetin!

Kjo foto, në të cilën shfaqet operatori i Top Channel, Erblin Dama bashkë me të birin, bëri xhiron në rrjet këtë fundjavë.

18:26
Rovena Vodo: Ajo që kemi bërë ne për të prekurit nga tërmeti nuk është bërë as në botë

Në studion e “Top Talk”, u zhvillua një bisedë live me “Skype”, me zv.Ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark. Avokati Adriatik Lapaj, shtroi në drejtim të zonjës Voda dy pyetje.

18:24
Shtatë nxënësit që vdiqën dhe u rikthyen në jetë në vitin 2011

Disa nxënës nga Danimarka ishin në një ekskursion shkolle në vitin 2011, kur një grup prej tyre ranë në ujin e akullt dhe shtatë vetave u ndaloi zemra nga i ftohti. Sot nxënësit e kujtojnë si një makth të largët ditën kur varka e tyre u përmbys në det.

18:01
Shifrat/ Shijak, bilanci i shtëpive dhe pallateve të dëmtuar

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se deri në orën 18:00 të së Martës 3 Dhjetor janë verifikuar 820 objekte. Rezulton se 181 prej tyre janë të pabanueshme dhe 589 të dëmtuara në rang bashkie ku përfshihen njësitë administrative Maminas, Gjepale  dhe Xhafzotaj.

17:54
Jorida Tabaku në Top Talk: Qeveria të anulojë PPP-të, fondet të shkojnë për dëmet nga tërmeti

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ishte e ftuar ditën e sotme me gazetarin Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk”. Ajo tregoji se përse opozita nuk i bashkohet thirrjes së mazhorancës që të ulet në tavolinën e diskutimit dhe këtë situatë ta kalojmë së bashku.

17:54
Rregullat strikte të ndërtimit shpëtuan jetë nga tërmeti i fuqishëm në Kili

Në 1 prill të vitit 2014 Kili u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 që u pasua më pas edhe nga një cunami, me epiqendër qytetin e Iquique ku mbetën të vdekur 6 persona.

17:46
Koreja e Veriut hap “Majën e Qytetërimit Njerëzor”

Koreja e Veriut ka hapur një qytezë të re të cilën mediat shetëtore e kanë quajtur “maja e qytetërimit modern të njerëzimit”.

17:45
Nis procesi gjyqësor ndaj ish-kryeprokurores Janeva

Ka nisur procesi gjyqësor i njohur si “Reket”, ndaj ish-kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila akuzohet se ka marrë 50 mijë euro dhe mobilie në blerë prej 5 mijë eurosh.

17:41
Trump thotë se komenti i Makronit ishte shumë i ulët

Pasi presidenti francez tha se NATO është një njësi “mendërisht e vdekur”, presidenti amerikan tha se ky koment ishte shumë i ulët nga Makroni.

17:39
Luçiano Boçi: Përgjigje për Sadriun e Ramës dhe sadrinjtë e tjerë

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka replikuar me Sadri Abazin të cilin e akuzoji ditën e sotme se ka prishur dy kate pa leje që ai kishte ndërtuar në hotelin e tij.

17:38
Raporti i Komisionit të Zbulimit mbi procesin e shkarkimit të presidentit

Komisioni i Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet që të bëjë publike të martën një raport mbi gjetjet dhe rekomandimet lidhur me hetimet mbi procesin e shkarkimit të Presidentit Donald Trump.

17:35
Çështjet që po e zvarrisin marrëveshjen LVV-LDK

Mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara, sipas analistëve politikë, mund të shihen ndër arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e kanë të vështirë ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.

17:27
Basha takim në Ishëm, banorët: Je i pari që ka ardhur të na pyesë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e Ishmit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët dëshmuan për braktisjen nga qeveria.

17:26
Trump: Marrëveshja me Kinën mund të presë deri pas zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka zvogëluar shanset e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës tregtare SHBA-Kinë para fundit të këtij viti, raporton AP.

17:23
Inter apo Roma! Dëmtimet penalizojnë dy ekipet

Kur duhen pak ditë nga ndeshja e rëndësishme kampionatit italian të futbollit mes Interit dhe Romës, dëmtimet trembin skuadrat respektive. Roma mbetet me dilemën e madhe nëse do të mund të aktivizojë titullar sulmuesin Edin Xheko, pasi boshnjaku ka patur një gjendje gripale dhe forma fizike nuk është optimale.

17:23
Sociologu Ergys Mertiri: Shqipëria nuk ishte e gatshme për përballimin e një situate të tillë

Ditën e sotme në studion e “Top Talk” me gazetari Denis Dynjaja, ishin të ftuar sociologu Ergys Mertiri, Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku si edhe avokati Adriatik Lapaj.

17:05
Kryebashkiaku u shërbeu drekën familjeve të prekura nga tërmeti në qendrën sociale në Kombinat

Veliaj: “Familjet me banesa të pabanueshme të aplikojnë për qira 1 vjeçare; kemi caktuar 2 mijë kuota”

16:50
Në emër të njeriut, për njeriun/ “Rada” fshati i harruar i tërmetit – Fshatrat e Shqipërisë

Shqipëria është në provën e saj të madhe. Të shumta janë edhe dilemat e një populli në provë. Dilema që ndjekin të gjithë kronikanët, përcjellësit e lajmeve, njerëz të thjeshtë dhe mbarë opinionin botëror që ka mbërthyer sytë për nga ne.

16:36
Strehimi në Manastir/ Shën Vlashi hap dyert për të dëmtuarit nga tërmeti

Edhe Manastiri i Shën Avlashit në Durrës ka hapur dyert për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti, që goditi qytetin bregdetar një javë më parë.

16:20
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Kilin

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi të martën herët brigjet e Kilit verior, por nuk pati raportime për dëme.

16:19
MM vë në dispozicion një numër jeshil në rast situatash emergjence

Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare Civile ka nënë në dispozicion numrin jeshil 116-116, si numër kontakti për në çdo lloj emergjence civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh.

15:59
Dëmet në ndërtesa/ Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë: Hartoni norma të reja teknike

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në një deklaratë të sajën shprehet se siguria e ndërtimeve të pas viteve ’90 është vënë në provë dhe vërehet se qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës.

15:47
U ndërtua nga izraelitët, testohet në Rumani sistemi që parashikon tërmetet

Do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në Rumani një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të regjistrohen.

15:43
Ekspertët nga Kosova/ Po verifikojnë banesat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës

Dy inspektorë nga Kosova kanë mbërritur në Durrës për të ndihmuar në këtë operacion të vështirë. Do të ketë një trajnim në lidhje me procedurën administrative se çfarë inspektime do të kryhen dhe konstatimet që do të jepen në lidhje me objektet.

15:35
Durrës/ Gati për shembjen e godinës së radhës

Kjo që shihni në pamje është një godinë që pret të shkatërrohet në lagjen 14, përballë tregut të shumicës së fruta-perimeve në Shkozet.

15:31
Tërmeti me pasoja tragjike/ Anglezët në Oxford mbledhin donacione për familjen e Klement Çupit

Tragjedia që pllakosi Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit deportoi përtej kufijve. Të prekur nga kjo fatkeqësi edhe në Oxford të Anglisë kanë nisur të mbledhin donacione për Thumanën.

15:29
Do ndërtohen 10 mijë apartamente/ Ahmetaj: Faza e dytë në 1 janar, bonusi i qirave

Komiteti i rindërtimit ka nisur zyrtarisht punën për të hartuar programin që do të rindërtojë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryetari Arben Ahmetaj tha se procesi i rindërtimit kalon në disa faza ku më emergjentja është ajo e largimit të inerteve në “Porto Romano”.

15:25
Një minutë heshtje në Bruksel/ Takimi “Miqtë e Europës”, nderohen viktimat e tërmetit

Në Bruksel, u mbajt një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Ka qenë një kërkesë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit “Friends of Europe” të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit më shkatërrimtar prej katër dekadash në vendin tonë, si dhe për të gjithë ata që u prekën prej tij.

15:10
Danielsson: Marrëveshja Prishtinë – Beograd do të sillte energji të re

Drejtori i Përgjithshëm për bisedimet e pranimit dhe fqinjësisë në Komisionin Evropian, Christian Danielsson thotë se është e rëndësishme që përderisa debati për reformimin e politikës së zgjerimit është duke u zhvilluar në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të shkojnë më pranë Bashkimit.

14:47
Video/ Si tritoli “zhduk” në pak sekonda pallatin 6-katësh

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.

14:33
Re pluhuri në Durrës! Shembet me tritol hotel “Gostivari”

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.

14:25
Tërmeti, Meta: Ja çfarë i kam kërkuar sot Qeverisë

Presidenti Ilir Meta në një status në facebook ka njoftuar sot se i është drejtuar me 4 kërkesa Qeverisëe, pas takimit me pedagogë e drejtues shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit.

14:25
“Batërdi e vërtetë”/ Basha këmbëngul te plani 3-pikësh: 500 inxhinierë janë gati të kontribuojnë vullnetarisht

Në një takim me banorët në zonën e Hidrovorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ka parë me sytë e tij dëme të jashtëzakonshme në Durrës, si dhe i mëshoi sërish planit të tij 3-pikësh për daljen nga situata e emergjencës.

14:21
Strehim në Manastirin e Shën Vlashit, dhjetëra banorë të Durrësit

Manastiri i Shën Vlashit në Durrës ka pritur me dhjetëra banorë të prekur nga tërmeti.

14:12
Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet

Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit.

13:49
Bilanci i tërmetit: 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe 1183 të tjera të shembura

Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve.

13:47
Basha: Gjendje e rëndë e banorëve në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe në Armath

“Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath”, kështu thotë kreu i PD-së, Lulzim Basha pas vizitave në këto zona.

13:31
Plagosje në një bilardo të Vlorës, 32-vjeçari shkon në spital

Një plagosje ndodhi në Vlorë, ku rreth orës 10:54 ka shkuar në spital, i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banor i qytetit në fjalë.

13:26
Sarandë/ Mendoi se pati përballë një kafshë të egër, plagos me armë gjahu 63-vjeçarin

Një plagosje me armë ka ndodhur në lagjen numër të Sarandës, pranë vendit të quajtur “Antenat”.

13:24
Dëmtohet pallati i VIP-ave/ Nipi i Parashqevi Simakut: S’na kanë thënë ku do zhvendosemi

Pritet që nga momenti në moment në bulevardin Dyrrah në Durrës të shembet pallati 6 katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave.

13:19
Ambasadori i Marokut i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti në një takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Marokut, Sh.T.Z. Youssef Balla, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

13:14
Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj zbulon detaje: Do ndërtohen qyteza urbane në Durrës, Tiranë, Lezhë

Në një deklaratë për shtyp, Arben Ahmetaj foli sa i takon punës së Komitetit Rindërtues, ku sipas tij, procesi në fjalë është ndarë në disa faza.

13:08
Dëmet nga tërmeti tek ndërtesat/ Vazhdon sekuestrimi i dokumentacionit në zyrat që i administrojnë

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se pas tërmetit të 26 nëntorit grupi i hetimit të çështjes po kryen veprimet hetimore përkatëse siç parashikon K.Pr.Penale dhe një ndër to është dhe kqyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve.

13:05
Ministrja Shahini: Gati plani për zhvendosjen e nxënësve të shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Vijon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat e padëmtuara në zonat më të prekura nga tërmeti, lajmëron ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

13:01
Nga pësimi në mësim, Japonia më e sigurta për tërmetet

Japonia e ka pësuar dhe ka zënë mend. Pas shumë katastrofave natyrore, vendi ka investuar shumë, duke u bërë një nga shtetet më të përgatitura në botë në raste tërmetesh.

12:50
Nga përtej bregut! Ndihma e shqiptarëve në Itali

Imazhet e rrënojave, të skuadrave të shpëtimit që gërmojnë me duar mes rrënojave dhe të atyre që qajnë të dashurit e humbur, janë për italianët krejt të gjalla.

12:45
Toka dridhet/ Raporte për më shumë tërmete në botë

Toka vazhdon të dridhet. Nga shumë pjesë të botës vijnë lajme për tërmete me intensitet të lartë.

12:39
Ballkani dhe tërmetet, shqetësim për gjirin e Korinthit

Evropa nuk është një rajon i njohur për aktivitet intensiv sizmik, por tërmete të mëdha, ndodhin.

12:34
Nga dhuna në familje te shitja e narkotikëve! Brenda 24 orëve, arrestohen 5 persona në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, janë vënë në pranga 5 shtetas dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

12:29
Pas tërmetit në Shqipëri, frikë për ndërtimet në Kosovë

Pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, për pasojat e rënda të të cilit kryesisht fajësohen ndërtimet e dobëta, edhe në Kosovë është hedhur vështrimi nga ndërtimet dhe cilësia e tyre.

12:24
Rama, para Samitit të NATO-s: Ju lutem durim; të më falin ata që s’janë akomoduar siç duhet

Para nisjes për në Samitin e NATO-s, kryeministri i vendit, Edi Rama publikoi një video-mesazh në llogarinë e tij në Facebook, ku u shpreh se samitin në fjalë do ta shfrytëzojë për situatën aktuale që po kalon vendi ynë.

12:19
Shembja e pallateve, ministri Çuçi: Inertet do të mblidhen në Porto Romano

I pranishëm në Durrës për të inspektuar shembjen e pallateve, së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministri Bledi Çuci deklaroi se çdo gjë është e organizuar dhe se inertet e godinave të prishura do të mblidhen në Porto Romano.

12:15
Tiranë/ Gjendja në spitale, pjesa më e madhe e të lënduarve ka dalë

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça raportoi nga spitali Ushtarak në Tiranë ku në fillim pas gjendje së rëndë që shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 u paraqitën 463 persona, 43 prej të cilëve u shtruan, tani ka vetëm 18 të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

12:06
Lleshaj nga Durrësi: Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia për cedimin e këtyre godinave

“Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia për cedimin e këtyre godinave”, kështu tha Lleshaj nga Durrësi për kamerën e Top Channel.

12:04
Durrës, policia në aksion! Sekuestrohen dokumentet e legalizimit dhe lejeve të ndërtimit, në 15 vitet e fundit

Policia gjyqësore që nga dita e djeshme dhe sot po vijon me sekuestrimin e dokumentacionit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit.

12:00
Çfarë është prishur dhe çfarë do prishet në Durrës (lista)

Është publikuar nga policia e Durrësit ka publikuar listën me objektet e prishura dhe ata që është vendosur se do të prishen, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorin.

11:55
Jetë pas tragjedisë! U larguan nga Durrësi, gratë lindin në spitalin e Prizrenit

Momente gëzimi pas zisë kombëtare; kjo është historia e dy grave shqiptare që fill pas tërmetit të 26 nëntorit lanë Shqipërinë dhe u strehuan në Kosovë, për të sjellë më pas në jetë dy djem.

11:40
Gati për shembje, do rrëzohet pallati me shpërthim të kontrolluar (foto-video)

Ekipet xheniere të Forcës së Armatosur po përgatiten për shembjen e pallatit 6 katësh në Durrës me shpërthim të kontrolluar.

11:31
Fier/ Ndizen qirinj për viktimat e tërmetit, në tubim edhe Noizy

Nxënës shkollash dhe të rinj ndezën qirinj në nderim të 51 viktimave nga tërmeti në parkun e qytetit të Fierit.

11:26
Ambasadori i Kilit i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

11:24
Motra e Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë në Topin e Artë

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë, Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte plot sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

11:13
Ministri i Jashtëm izraelit: Një mision special ndihmues u nis sot drejt Shqipërisë

Një mision special i ndihmës izraelite u nis sot drejt Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Kështu bën me dije ministri i Jashtëm izraelit.

11:07
Thaçi në Bruksel: Lidershipi i ri i BE-së të dëshmojë se është partner i qëndrueshëm i rajonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në konferencën vjetore për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”.

10:59
Tërmet në Vlorë, magnituda 3.4

Një tërmet me magnitudë 3.4 është ndjerë në Vlorë.

10:56
Vodhën në banesën e një shtetaseje kosovare, 4 persona në pranga

Policia ka goditur një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë dhe ka vënë në pranga 4 persona.

10:56
Për ku është drejtuar Gjermania?

Socialdemokratët kanë zgjedhur udhëheqës të ri, të cilët e shohin me sy kritik koalicionin qeverisës, me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. A tregon kjo se qeverisë së Merkelit i ka ardhur fundi?

10:52
Durrës/ Gjendja drejt normalitet, vetëm tre persona në spital

Nga Durrësi, doktori Elton Bodlli për kamerën e Top Channel thotë se gjendja në spital tashmë është drejt normalitetit.

10:42
70 vjetori e gjen NATO-n me nerva të tendosura

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut takimi i NATO-s në Londër është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me anëtarësinë e saj, për vende të tjera çështja më kryesore është të shmangen konfliktet.

10:36
Mazhoranca nuk e harron Metën pavarësisht tërmetit, mblidhet Komisioni Hetimor

Pavarësisht gjendjes së emergjencës deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë mbledhur Komisionin Hetimor për Presidentin Meta, me qëllim shtyrjen e afatit të veprimtarisë edhe me 4 muaj të tjerë.

10:29
Messi tregon të ardhmen e tij

Lionel Messi mbrëmë arriti të fitoj Topin e Artë të gjashtë në karrierën e tij.

10:23
Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.

10:12
Video/ Hajdutët e kabllove elektrike në Vlorë kapen mat, policia u vë prangat

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi shkatërruan rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike. Të dy shtetasit kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

10:05
Motra e Cristiano Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë për Topin e Artë

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë,Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte me sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

10:04
U dëmtua nga tërmeti, Bashkia e Tiranës shemb godinën e vjetër të shkollës së Pezës

Shkolla e Pezës u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u bërë e pasigurt për të vijuar normalisht mësimin. Ndaj, Bashkia e Tiranës nisi prishjen e saj për t’i hapur rrugë rindërtimit sa më parë, në të njëjtin vend, të një shkolle të re, më të madhe dhe më të bukur se e para.

10:02
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen tre persona (akuzat)

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

09:53
Vjedhje e rëndë në Rahovec, grabiten 7000 euro

Policia e Kosovës raportoi për një vjedhje të rëndë në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit.

09:41
Platforma “Shqipëria që duam”/ Rama: Deri sa të mbarojë gjendja e emergjencës u përgjigjemi vetëm të prekurve nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte pak më parë tha se tani e tutje deri në momentin kur të përfundojë gjendja e emergjencës platforma “Shqipëria që duam” do të fokusohet vetëm tek kërkesat e banorëve të prekur nga tërmeti dhe familjarëve të tyre.

09:39
Lewnadowski: Messi njëri nga më të mirët në histori

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e cilësoi Lionel Messin si një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke fituar për herë të gjashtë topin e Artë.

09:38
Në vitin 2021, gati vaksina për HIV-in?

Një vaksinë për të trajtuar HIV, virusin që shkakton SIDA, mund të jetë në dispozicion deri në vitin 2021, besojnë shkencëtarët.

09:34
Messi shpallet lojtari më i mirë në botë, Ronaldo fiton këtë çmim në Itali

Dje është mbajtur ceremonia për shpalljen e lojtarit më të mirë në botë, ku këtë çmim e fitoi argjentinasi Lionel Messi.

09:32
Digjen 3 makina në një parking në Yzberisht

Tre makina janë përfshirë nga flakët në parkingun e një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit.

09:23
​Zelensky: Nuk është bërë marrëveshje për hetimin e Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi të kishte pasur një marrëveshje për shkëmbim favoresh me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

09:18
Sot hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll

Sot do të hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

09:18
Viti, strehohen 6 familje të ardhura nga Shqipëria

Me një vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti, përpos që është formuar Komisionin Komunal për mbledhjen e ndihmave për Shqipëri, gjithashtu është formuar edhe Komisionin Komunal për regjistrimin e qytetarëve të ardhur nga Shqipëria në Komunën e Vitisë.

09:03
Rama: Do ndërtohen 3 lagje të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në bashkëpunim edhe arkitektë të huaj po diskutohen skenarët e rindërtimit të disa lagjeve të reja në zonat e prekura më tepër nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

08:36
“I mirëkuptoj, por i ftoj prapë në tryezë”/ Plani i Bashës, Rama kthen përgjigje

Në mbledhjen e jashtëzakonshme mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj planit 3-pikësh të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës sa i takon propozimeve të këtij të fundit për daljen nga gjendja emergjente.