CoVid-19/ Mbyllen kufijtë për të huajt, fillon karantina për francezët, Macron: Jemi në një luftë…kush shkel rregullat ndëshkohet

16/03/2020 21:12

“Ne jemi në luftë” kështu është shprehur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për sa i përket situatës së krijuar nga CoVid-19, që është shpallur një pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndër të tjera Macron ka shtuar se është i detyruar të njoftojë qytetarët për një bllokim 15- ditorë në kuadër të luftës kundër koronavirusit.  Njoftimi i Macron erdhi ndërsa drejtuesi i Kanadasë, Kryeministri Justin Trudeau, njoftoi se ai po mbyll kufijtë e këtij vendi për të gjithë të huajt, me përjashtim të qytetarëve të Sh.B.A.

Macron urdhëroi në francezët së krantinimi për qytetarët do të nisin të martën. Ai ka shtuar se çdo shkelje e masave së ndërmarra do të ndëshkohet. Ai ndër të tjera ka kërkuar edhe mbylljen e të gjithë kufijve të jashtëm të Evropës për 30 ditë.

Macron gjithashtu njoftoi se po pushonte raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në dritën e urdhrit të tij.

Top Channel