Vaksina; Shkencetarët kinezë zbulojnë se majmunët ‘rezus’ krijojnë imunitet ndaj koronavirusit

16/03/2020 21:54

Shkencëtarët kinezë kanë thënë se janë optimistë për krijimin e vaksinës kundër COVID-19 pas zbulimit se majmunët rezus të infektuar me koronavirusin e ri, kanë krijuar imunitet ndaj sëmundjes pas rekuperimit.

Studiuesit e akademisë së shkencave mjekësore zbuluan se kur katër majmunët u infektuan me virusin tip COVID-19 ata shfaqën probleme ethesh dhe respiratore, si dhe humbën oreksin. Ngarkesa virale e sëmundjes ishte më e lartë tre ditë pas infektimit të tyre por pas 14 ditësh kishte arritur nivele të padallueshme.

Një muaj më vonë, kur majmunët ishin rekuperuar plotësisht ata u riinfektuan në rrugë gojore. Studiuesit dalluan se pas riinfektimit majmunët pësuan një ngritje të lehtë temperture por kjo ishte e vetmja simptomë e shfaqur. Dy javë më vonë majmunët rhezus u zbuluan se kishin anti.trupa të mjaftueshëm për sëmundjen që do të thotë se trupi i tyre ishte mëse i përgatitur të luftonte virusin.

Në një tjetër eksperiment studiuesit arritën të infektojnë majmunët edhe nga sytë, çka sugjeron se thjsht mbajtja e maskave nuk është emjaftueshme.

Sipas drejtusit të kërkimeve Qin Chuan, rezultatet kanë “pasoja të rëndësishme në vlerësimin e mënyrës së krijimit të vkasinës.

“Kërkohet përpunimi mëtejshmë i teknikave diagnostikuese, i monnitorimit të anti-trupave dhe mostrave nga pjesa e ulët e gypit respirator, përgjetjen e kurës së SARS-CoV-2 [COVID-19],” tha ai.

Gjithashtu disa pacientë njerëzorë po riinfektohen me virusin pas rekuperimit dhe mediat vendase kanë thënë se gjasat e kësaj janë rreth 0.1% deri në 1% në të gjithë vendin. Në disa provonca si Guangdong, rreth 14% e pacientëve të shëruar kanë rezultuar sërish pozitivë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel