Janë publikuar në fletoren zyrtare dënimet në lidhje me personat që kapen duke ecur në këmëbë pas orën 18:00 apo në grupe nëpër lulishte.

Vlen të theksohet se personat që kryejnë shkelje dhe kanë edhe makinë, do t’u bllokohet edhe makina për 3 muaj.

AKT NORMATIVNr.4, datë 16.3.2020

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE  TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES  SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”

Në  mbështetje  të  nenit  101  të  Kushtetutës, me  propozimin  e  ministrit  të  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes  Sociale  dhe  të ministrit  të  Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje:

“17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

  1. Individët, të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve   në   parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
  2. Për individët, të cilët, nëkushtet e shkeljeve të pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese e bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi ky akt normativ hyn në fuqi  menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Top Channel