E mërkurë, 04 Dhjetor 2019
15:01
Vëllai i Eskobarit, konkurrencë Samsung-ut me telefonin e lirë, padi për Apple

Robert de Hesus Eskobar Gaviria, vëllai i bosit kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, do të konkurrojë kompanitë e mëdha të celularëve, si Samsung, Apple e Motorola, duke hedhur një treg një celular që paloset.

14:57
Basha te Unaza e Re/ Banorët: Shtëpitë u dëmtuan në 21 shtator, por askush nuk erdhi

Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme banorët e “Unazës së Re” në Tiranë. Ata thanë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar që nga tërmeti i 21-shtatorit, por askush nuk i kishte parë.

14:50
Fëmijët që lindën në Durrës/ Pas tërmetit në maternitetin e qytetit

Në maternitetin e Durrësit, dy nëna kanë sjellë në jetë vajzat e tyre. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyci ndodhet pranë tyre për ti pyetur se si përjetuan natën e tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, që do të mbetet mend gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

14:48
Rama nga Londra: Evropa është e gjitha e bashkuar të mbështesë shqiptarët

Fill pas përfundimit të Samitit të NATO-s, mbajtur në Londër, kryeministri Edi Rama u shfaq në një deklaratë për shtyp ku deklaroi se gjithë Evropa është e bashkuar të mbështesë shqiptarët.

14:40
Në transmetim direkt! Refuzonte të ikte, e moshuara del më në fund nga shtëpia e dëmtuar

Përpos zymtësisë, gjurmëve të rënda që tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë në vend; fatmirësisht një lajm i gëzueshëm vjen nga Durrësi: jeta e një gruaje është aktualisht e sigurt.

14:34
Pastrimi i inerteve/ Largohen nga Golemi dhe zona e Plazhit në Durrës

Në zonën e plazhit tashmë puna ka nisur në një fazë të dytë, ajo e pastrimit të inerteve, pasi shumica e banesave të rrënuara nga tërmeti I 26 nëntorit tashmë janë shembur dhe është puna e IKMT-së të bëjnë pastrimin e zonës.

14:20
Viktimat e tërmetit, Meta ngushëllim familjes së 2 vëllezërve nga Kosova

I gjendur ditën e sotme në Gjilan, presidenti i Republikës, Ilir Meta ngushëlloi dhe ndau dhimbjen me familjen Abazi, ku humbën jetën 2 vëllezër si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

14:03
Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë me anë të një mesazhi në telefonin celular.

13:48
“Më prit, Itali!” Mesazhi i Ibras për Milanin apo Interin?

“Mbërrij së shpejti në Itali, në një skuadër që duhet të fitojë sërish!” Ky është mesazhi i Zlatan Ibrahimovicit, që ua dërgon tifozëve italiane nëpërmjet një një interviste për GQ.

13:45
Bilanci i dëmeve, Voda: 558 pallate të dëmtuara rëndë, të akomoduar në hotele 3975 persona

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark. dha raportin për dëmet aktuale nga tërmeti.

13:44
Pse Johnson nuk dëshiron të fotografohet së bashku me Trump?

Kryeministri britanik foli me presidentin amerikan në Londër, dhe mediat britanike “kapën vëmendjen” se Boris Johnson kishte shmangur fotografimin me Donald Trump.

13:38
Tendosje tregtare mes SHBA dhe Francës

Taksat franceze në internet janë shndërruar në mollë sherri mes Francës dhe SHBA. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar Parisin, ndërsa Parisi nuk shqetësohet shumë.

13:21
Tërmeti/ Vasili: Të nisë hetimi ndaj Lleshajt, si mundet ministri t’u thotë qytetarëve s’ju kam asnjë borxh?!

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimin për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili sipas tij përdori një gjuhë urrejtjeje ndaj qytetarëve, fill pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit.

13:14
Vlorë/ Kapen me 18 doza kanabis sativa, në pranga 2 shtetas

Policia e Vlorës ka bërë sekuestrimin e 18 dozave kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 shtetas.

13:08
Vlorë/ Gjendet e e vetëvarur një 39 vjeçare

Në fshatin Velçë, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë një 39 vjeçare.

13:04
U gjet kokainë në makinë, arrestohen 4 të rinj në Pogradec

Katër të arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë- ky është rezultati i një operacioni policor në Pogradec, sa i takon fushës së tregtimit të drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë.

12:59
Southgate trajneri i ri i Manchester United?

Manchester United nuk është duke kaluar në një formë të mirë, dhe tanimë raportohet se Gunnar Solskjaer do të shkarkohet.

12:57
Kontribut me urdhër për tërmetin! Sa lekë do t’u mbahen efektivëve, drejtorëve apo shefave të Shkodrës

Nisur nga ngjarja e mëngjesit të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin duke u marrë jetën 51 njerëzve, plagosur qindra të tjerë dhe dëmtuar mijëra shtëpi është vendosur që të gjithë efektivët e Shkodrës të kontribuojnë nga ana financiare për familjet e prekura nga tërmeti.

12:40
Weber: Jemi të përkushtuar që t’i japim Kosovës një perspektivë të qartë evropiane

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

12:32
Siguria në ndërtesat e dëmtuara/ Policia rrethon zonat e rrezikshme në Durrës

Teksa godinave të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit u është vendosur shiriti i sigurisë, banorët kërkojnë të futen brenda për të marrë përpos orendive shtëpiake dhe sendeve me vlerë edhe dokumentacionin që verifikon pronësinë e shtëpive të tyre.

12:23
Tërmeti/ Rama në Londër, takon kryeministrin e Holandës

“Krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”, kështu njofton në facebook, kryeministri Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Holandës.

12:21
Real Madrid synon ta transferojë sulmuesin gjerman

Real Madrid është duke menduar sërish ta përforcoj repartin e sulmit.

12:14
Shtëpia e Bardhë, dekorime me temë “shpirti amerikan”

Patriotizmi është tema qendrore e stinës së festave në Shtëpinë e Bardhë.

12:12
Samiti i NATO-s, mungesë uniteti në aleancë

Mungesa e unitetit në NATO ishte e dukshme në ditën e hapjes së samitit në Londër, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Turqinë për bashkëpunim me grupet e lidhura me ISIS-in, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, tha se komentet e homologut francez për vdekjen e trurit të NATO-s janë shumë fyese.

12:09
Tërmetet e lehta do vazhdojnë/ Sizmiologu grek: Shqipëria të pranojë gabimet në ndërtime

Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston shqetësimi se përse po vazhdojnë kaq shumë lëkundjet sizmike , por nga ana tjetër, thekson se per fat të keq kjo është një dukuri e natyrshme.

12:07
Vucic në Rusi: Do bisedoj me Putinin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se afera e spiunazhit me Rusinë është çështje e mbyllur pas bisedës me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Harchenko.

12:03
SOS në Bosnje! Emigrantët në kushte katastrofike

“Bosnja duhet urgjentisht të mbyllë një kamp të përkohshëm emigrantësh, përndryshe njerëzit do të fillojnë të vdesin gjatë periudhës së dimrit”, paralajmëroi një organizatë evropiane e të drejtave të njeriut.

11:59
Samiti i NATO-s, Rama krah liderëve botërorë

Liderët e NATO-s nisën sot zyrtarisht takimin e tyre afër Londrës, ndërkohë që tensionet mes vendeve anëtare kërcënojnë të lënë në hije samitin që shënon ditëlindjen e 70 të aleancës ushtarake.

11:48
Meta, vlerësim për Forcat e Sigurisë së Kosovës: Shqipëria s’mbeti e vetme, ishit aty vëllazërisht

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës ku shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e treguar nga ana e Kosovës, gjatë momenteve të vështira të Shqipërisë, ku vendi i u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

11:37
Gjendja pas tërmetit, 1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social

1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

11:37
Tërmeti/ Meta puth dhe dekoron edhe qenin e forcave të shpëtimit të Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në kazermën e FSK-së, Adem Jashari.

11:29
Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, procedohet penalisht drejtori i fondacionit në Tiranë

Policia ka evidentuar një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit, krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.

11:22
Nesër fillon mësimi pjesërisht! Më datë 9 nis në Tiranë, Durrës, Kurbin, Vorë

Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini lajmëroi se ditën e nesërme, mësimi do të nisë pjesërisht në ato shkolla të cilat rezultojnë të sigurta.

11:20
Samiti i NATO, Rama në Londër

Me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut kryeministri Edi Rama ka udhëtuar prej të martës drejt Londrës së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

11:09
Tërmeti/ Meta vlerëson sot Forcat e Sigurisë së Kosovës për heroizmin

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në kazermën e FSK-së, Adem Jashari.

11:02
“Kemi frikë!”/ 70 familje në Don Bosko kërkojnë vlerësimin e pallatit

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli dëmtime edhe në godina të ndryshme të kryeqytetit. Një qytetar na shkruan në “Ti Raporton”, ku shpreh shqetësimin e tij në emër të një bashkësie banorësh.

11:01
Dëme në zonën e plazhit/ Qytetari: Të vijë dikush të më inspektojë banesën

Një qytetar që banon në një pallat në zonën e plazhit në Durrës thotë për kamerën e Top Channel se ende askush nuk ka ardhur të inspektojë banesën e tij.

10:50
Pasojat nga tërmeti, godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave jashtë funksionit

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore.

10:47
“Bombë me sahat”/ Banori i Divjakës: Ndihemi të kërcënuar nga depozitat e ujit

Një banor i një pallati pesëkatësh në Divjakë ka treguar për “Ti Raporton” se ai dhe banorët e tjerë ndihen të kërcënuar nga depozitat e ujit që kanë mbi kokë, pasi sipas tij, pjesa e tarracës, ku janë vendosur depozitat por edhe pallati vetë, nuk është projektuar për të mbajtur peshë aq të rëndë.

10:47
Ancelotti rrezikon shkarkimin, PSG kontakton menjëherë italianin

Humbja në “San Paolo” kundër Bolognas i ka dëmtuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet Napolit dhe Ancelottit.

10:33
Veliaj: Bonus qiraje për familjet me shtëpi të pabanueshme

Mëngjesi i sotëm nisi me një falenderim për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për punën e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga ambientet e drejtorisë së këtij institucioni, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana diti të mobilizohet në kohë rekord dhe të përballojë edhe këtë sfidë të vështirë për qytetin dhe qytetarët.

10:21
Shembja e kontrolluar e dy objekteve, detajet e operacionit

Sot në Shkozet do të bëhet shembja e kontrolluar e dy ndërtesave. 5 katëshe.

10:18
Sistemi energjetik Kosovë-Shqipëri; reagon ashpër Beogradi

Sistemi i transmisionit energjetik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike. Beogradi reagon, se nuk do ta lejojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

10:14
Mourinho rikthehet në Old Trafford, formacionet e mundshme të ndeshjes Manchester United – Tottenham

Sonte me fillim nga ora 20:30, do të luhet ndeshja mes Manchester United dhe Tottenam Hotpsur.

10:01
Gianni De Biasi s’e harron Shqipërinë, fillon grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti

Gianni De Biasi në mbështetje të Shqipërisë, për të kapërcyer tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe me qindra të plagosur.

09:54
Kapet duke transportuar 11 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar që u kap duke transportuar 11 shtetas të huaj, u arrestua në flagrancë nga policia.

09:47
Bundestagu gjerman pritet të akordojë ndihmë financiare për Shqipërinë

Tërmeti që goditi rëndë Shqipërinë, solli një solidarizim nga vende të ndryshme anembanë botës, e sidomos nga vendet partnere të Shqipërisë. Së fundmi, edhe Bundestagu gjerman ka shprehur mbështetjen e tij në këtë kohë të vështirë për vendin tonë.

09:39
Navas: I thash po Realit pa ditur se çfarë kontrate më ofruan

Gardiani nga Costa Rica ka folur për largimin e tij nga Real Madridi, verën e kaluar.

09:36
Kryeprokurori/ Parlamenti voton të enjten një nga kandidaturat

Janë tre kandidatura të cilat kanë kaluar në sitën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të enjten pritet që Parlamenti pritet të votojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

09:26
Vuçiq: Me Putinin do të diskutojmë edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sa i përket atij, afera e spiunazhit me Rusinë është çështje e mbyllur pas bisedës me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Harchenko.

09:22
Rama: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në facebook ku thotë se ” Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë”.

09:11
Vodhën 2 milionë lekë, zbardhet ngjarja në Kamëz

Policia ka zbardhur rastin e vjedhjes së ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.

09:04
Elbasan/ Përndiqte 18-vjeçaren, pranga 23-vjeçarit

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan.

08:57
Zbardhet Dibra, bien reshjet e para të borës

Dibra sot është zgjuar me reshjet e para të borës.

08:54
Rikthehet koha me diell, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu lokale shiu.

08:47
Tre të arrestuar në Elbasan, akuzat

Policia rrugore e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas.

08:42
Në SHBA miratohet projekt-ligji që dënon trajtimin ujgurëve myslimanë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projekt-ligj për të kundërshtuar atë që e quan “ndalim arbitrar, torturë dhe ngacmim” të myslimanëve ujgurë në Kinë.

08:35
Familja që jeton në serë/ Nga frika e tërmetit, Arben Veliu ka gjetur këtë zgjidhje

Fshati Hallamaj është ndër më të prekurit nga tërmeti.

08:34
Veliaj për Policinë Bashkiake: Ia dolëm të mobilizohemi në kohë rekord

Mëngjesi i sotëm nisi me një falenderim për të gjithë punonjësit e policisë bashkiake nga ana e kryetarit të Bashkisë se Tiranës për punen e tyre gjatë tërmetit. Nga ambientet e drejtorisë së këtij institucioni, kryebashkiaku deklaroi se Tirana diti të mobilizohet dhe të përballojë edhe këtë sfidë.

08:28
Gatoi për të prekurit e tërmetit të 1979-tës dhe tërmetit të 26 nëntorit, njihuni me kuzhinierin 69 vjeçar

Haruni nga Lezha është një kuzhinier i cili gatoi vullnetarisht edhe në tërmetin e vitit 1979.

08:26
107-vjetori i Ushtrisë Shqiptare/ Meta mesazh për Forcat e Armatosura

“Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s”, kështu shkruan në facebook presidenti Ilir Meta me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë shqiptare.

08:16
Braçe-ministrave: Brenda muajit të zhvendosen njerëzit nga hotelet në shtëpi me qira

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe drejtoi sot mbledhjen e shtatë të jashtëzakonshme të qeverisë, për situatën e krijuar nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

08:08
Video/ Hamallaj, zonja Allamani apel për ndihmë shtetit, tërmeti e la pa banesë

Tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në fshatin Hamallaj.

07:44
Bledi Çuçi zbulon shifrat, ja sa banesa janë dëmtuar për secilin qytet të prekur nga tërmeti

Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi në mbledhjen e sotme ka folur edhe për dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.

07:32
Tërmeti/ Bledi Çuçi jep të rejat e fundit: 4000 persona të akomoduar në hotele, 6500 në çadra

Qeveria bëri mbledhjen e 7 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të kryeministrit Rama i cili merr pjesë në saminitin e NATO-s që mbahet në Londër, drejtimin e mbledhjes e mori zv-kryeministri Braçe.

07:17
Në kamera me djalin në krah/ Fotoja e Erblin Damas gjatë transmetimit të Top Channel që theu rrjetin

Ka disa profesione, ku kontributi i punonjësve është non stop. Mes mjekësisë, policisë ushtrisë, apo energjitikës, edhe punonjësit e televizioneve nuk mund të pushojnë, sepse në ditë të vështira të gjithë kanë nevojë për ndihmë por edhe për informacion, ky i fundit shpëton jetë ndaj dhe është i vlefshëm.

07:01
Bruksel/ Mbahet 1 minutë në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti

Në Bruksel, u mbajt një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

06:06
Shefja ekzekutive e Hong Kongut kritikon ligjin amerikan për të drejtat e njeriut

Shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam kritikoi të martën ligjin e nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, ligj i cili mbështet të drejtat e njeriut në këtë territor. Ajo e quajti atë një vendim për të ardhur keq dhe ndërhyrje në punët e qytetit.

05:27
Raporti i Komitetit të Inteligjencës: Trump abuzoi me pushtetin

Komitetit i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar raportin në kuadër të procesit të nisur për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

04:30
Kamala Harris largohet nga gara për president

Senatorja amerikane Kamala Harris pritet t’i japë fund të martën garës brenda demokratëve për postin e presidentit në vitit 2020. Si zyrtarëve të angazhuar me fushatës e zonjës Harris që folën në kushte anonimiteti, zonja Harris dështoi të sigurojë mbështetje në disa shtete të konsideruara kyç për procesin, pavarësisht një rritje në sondazhe që u vu re në fillim të fushatës së saj.

03:28
Turqia ndërton 1.100 stacione vëzhgimi të tërmeteve

Turqia njoftoi muajin e kaluar se e ka përforcuar sistemin e saj të monitorimit të tërmeteve, që tani përbëhet nga plot 1.100 stacione vëzhgimi.

02:06
NATO-ja organizatë “klinikisht të vdekur”, Trump i kundërpërgjigjet Macron-it

Një kritikë e vonuar, por jo e harruar: presidenti amerikan, Donald Trump, “iu lëshua” homologut francez Emmanuel Macron, duke e fshikulluar për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATO-n si një organizatë “klinikisht të vdekur”.

01:21
Haradinaj: Ka një kontribut vullnetar për t’i ardhur në ndihmë qeverisë por këto janë detyra shtetërore

Paniku që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, shtyu me qindra familje shqiptare nga rajonet e goditura që të lëviznin drejt qyteteve të tjera brenda Shqipërisë, por një pjesë e madhe e tyre u nisën edhe drejt Kosovës.

00:41
Studiuesit publikojnë hartën, ja vendet më të rrezikuara nga tërmetet

Një hartë e krijuar nga studiues europianë, tregon se vendet e rajonit të Ballkanit e Mesdheut, si dhe Turqia, janë të gjithë shumë më të rrezikuar nga tërmetet sesa shumë pjesë të tjera të Europës.

00:02
Rama tjetër thirrje Bashës: Le ti ndihmojmë së bashku me pak dritë se zymtësi kanë boll

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një tjetër ftesë për bashkim kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E martë, 03 Dhjetor 2019
22:34
Basha takohet me aleatët, rikonfirmohen kërkesat për emergjencën e tërmetit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe aleatët e koalicionit opozitar u takuan në mbrëmje për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit dhe pasojave të krijuara nga mosmarrja e masave të duhura nga qeveria.

22:30
Sensi në Munich, vizitat e reja mjekësore tregojnë kohën kur italiani do të rikthehet në fushë

Interi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri më tani, ku në 14 javët e para ka grumbulluar 37 pikë duke u pozicionuar në vendin e parë në kampionat një më shumë se kampionët në fuqi të Juventusi.  Por në këto momente ekipi ziklatër ndodhet në një emergjencë të vërtetë në repartin e mesfushës, dyshja italiane Sensi-Barella vuajnë nga një dëmtim dhe priten që të mungojnë gjatë, dhe aktualisht në dispozicion të teknikut Conte janë vetëm Brozovic, Vecino dhe Bojra Valero.

22:17
Edhe në Athinë ndizen qirinj për viktimat e tërmetit

Ka kaluar një javë nga tragjedia e tmerrshme që kaloi Shqipëria, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter, preku vendin tonë dhe si pasojë humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

22:07
Top Story/ Përlotja e gazetarëve të Top Channel, që raportonin këtë ngjarje të dhimbshme

Humbja e 25 jetëve në Thumanë është një dhimbje e madhe për secilën nga familjet. Tërmeti u tregua i pamëshirshëm për banorët e 2 pallateve që u rrafshuan totalisht. Rasti i familjes Greku ishte ndër ato që përcolli edhe më shumë dhimbje tek publiku që ndiqte ngjarjet minutë pas minute nga ekrani i televizorit. Në katin e tretë të një pallati ishin duke fjetur babai Pëllumb Greku, gruaja e tij, Çelike Greku dhe djali i tyre 30 vjeç Saimiri. Ky i fundit i martuar dhe me fëmijë.

22:01
Top Story/ Letra prekëse për 8-vjeçaren që humbi jetën nën rrënoja

Në të gjithë këtë tragjedi, më pikëlluese është humbja e 8-vjeçares, Esiela. Gazetari Taulant Kopliku ka shkruar një letër prekëse, sikur Esiela ta kishte shkruar për prindërit e saj.

21:55
Top Story/ Fjalët e fundit të Diena Karanxhës, ajo nuk vdiq nga dhimbjet por nga marazi për të bijën

Një ndërhyrje më e shpejtë mund tu kishte shpëtuar jetën nënës së re dhe vajzës së mitur. Diena, kishte komunikuar me telefon me të afërmit. Vogëlushja Esiela u nxor nga rrënojat vetëm pas 12 orësh. Ishte tepër vonë. Ajo kishte humbur jetën.

21:53
Ekskluzive Top Story/ Fatkeqësia më e rëndë e tërmetit, flet vëllai i Diena Karanxhës: Humba motrën dhe mbesën

Qindra qytetarë durrsakë, kanë ardhur ti japin nderimet e fundit viktimave. Një detaj prekës i ka emocionuar të gjithë. Ajeti, i përcolli për në banesën e fundit vajzën dhe mbesën me fustan nusërie.

21:50
Rama-Bashës: Mos kërko raste që akoma nuk janë sistemuar, nuk na duhet zymtësi, por le t’i ndihmojmë

Kyerministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po mbahet samiti i NATO-s, ai ka shkruar në Twitter dy mesazhe duke ja drejtuar Bashës.

21:43
Top Story/ Qentë që shpëtojnë jetë, ja sinjalet që dhanë për të mbijetuarit

Forcat rumune të emergjencave që drejtuan operacionin, bëjnë verifikimin e fundit. Pranë rrënojave, qeni Billi i racës Labrador i specializuar për lokalizimin e trupave njerëzorë bën kontrollet e nevojshme për ti hapur rrugë zhvendosjes së inerteve me fadroma.

21:38
Ekskluzive Top Story/ Pamje të rënda, pak minuta përpara se të jepte jetë Klement Çupi

Forcat e kërkim shpëtimit e kishin shumë të vështirë pa mjete të specializuara të shpëtonin Klementin.

21:35
Ekskluzive Top Story/ Betoni i zuri gjysmën e trupit Klement Çupit, qëndroi 15 orë nën rrënoja

Jetët e humbura dhe pasojat shkatërrimtare të këtij tërmeti do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Por mbi të gjitha do të kujtohen imazhet e viktimave, thirrja e tyre për ndihmë, dhe historitë e tyre. Të tillë personazhe ishin me 10-tra në këtë histori. Ajo që përçoi dhimbjen më të madhe në publik dhe mes atyre që e punuan në teren ishte historia e Klement Çupit. Djalit të ri që qëndroi mbi 15 orë nën rrënoja dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi.

21:28
Top Story/ Fati i keq, familja Vata doli nga banesa në tërmetin e parë, por u rikthye në atë vdekjeprurës

Anëtarët e familjes Cara dhe ata të familjes Vata gjendeshin në të njëjtin apartament kur goditi tërmeti.

21:26
Top Story/ Tragjedia e rëndë në familjen Cara, momenti kur dolën 7 trupa të pajetë

Në Thumanë, po vijon me shpejtësi gërmimi për të gjetur të mbijetuar. Më fort se këdo tjetër tërmeti ka goditur familjen Cara. Plot 9 anëtarë të kësaj familje janë zënë nën gërmadha. Nga këta vetëm dy u nxorën me frymë jete prej gërmadhave.

21:21
Ekskluzive Top Story/ Doktori që i shpëtoi jetën Klajdi Qatos: I dhashë kompresa me ujë të ngrohtë

Klajdi Qato në një rrëfim për Top Story, tregon teksa orët kalonin dhe ai nis të ketë problemet e para shëndetësore. Stresi që shkaktonte situata ku ndodhej dhe ulja e temperaturave ishin problemet kryesore.

21:14
Ekskluzive Top Story/ Rrëfimi i plotë i Klajdi Qatos: Ja si arrita të merrja frymë nën rrënoja

Ditën e tërmetit, me 26 nëntor 2019, Top Story udhëtoj për në vendet më të prekura nga ky tërmet, ndër to është dhe zona e Kavajës. Shkëmbi i Kavajës, hoteli 8-katësh Vila Palma është rrafshuar nga themelet. Grupet e emergjencave kanë nxjerrë nga rrënojat të vdekur 85-vjeçarin Sadik Qato, babain e pronarit të hotelit.

20:41
Fenomeni sekret në polet e Tokës, NASA nis hetimet

Tre misione hapësinore të NASA-s do të studiojnë fushën magnetike të Tokës për të zbuluar pse GPS nuk funksionon në polet e Tokës.

20:38
Bashkia e Tiranës miraton qiranë 1 vjeçare me vlerën e tregut për 1082 familjet e prekura nga tërmeti/ Ja procedurat dhe dokumentat

Bashkia e Tiranës do t’i paguajë qiranë e shtëpisë me vlerën e tregut familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me përballimin e situatës së krijuar si rrjedhojë e tërmetit të javës së shkuar, ku ndër të tjera edhe pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1 vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme.

20:30
Fiks Fare/ Çfarë fshihet pas shembjes së Hotel Palmës?

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.

20:28
200 mijë kokë bagëti, mbahet sakrifica më e madhe në botë

Besimtarët hindu mblidhen si çdo vit në vendin ku bëhet sakrifica më e madhe në botë me kafshë, në një zonë të largët të Nepalit.

20:12
Haradinaj: Po i dëmtojnë banorët, Shqipëria nuk është në luftë!

Paniku që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, shtyu me qindra familje shqiptare nga rajonet e goditura që të lëviznin drejt qyteteve të tjera brenda Shqipërisë, por një pjesë e madhe e tyre u nisën edhe drejt Kosovës.

20:05
Bebe Rexha: Po kthehem në SHBA, por zemra ime është në Shqipëri

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ishte ditën e djeshme në Shqipëri, në zonën e Bubqit. Bebe ishte nga të parët persona që u solidarizuan me situatën kaotike që u gjend Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm, që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

20:01
Veliaj bën bilancin e dëmeve nga tërmeti: Kemi inspektuar rreth 460 pallate dhe mbi 2800 shtëpi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri edhe një bilanc të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytetit. Duke garantuar se Tirana do e kalojë edhe këtë sfidë, Veliaj theksoi se një nga detyrat urgjente është identifikimi i pallateve të dëmtuara në qytet dhe në fshat.

19:57
Kalimi tek alternativat pa tym ‘ndihmon zemrat e duhanpirësve’

Duhanpirësit mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës së tyre brenda disa javësh nga kalimi në alternativat pa tym, tregon studimi më i fundit i këtij lloji i zhvilluar nga studiues të Dundee University.

19:53
Trump akuza ndaj Macronit: Ka fyer rëndë NATO-n!

Një kritikë e vonuar, por jo e harruar: presidenti amerikan, Donald Trump, “iu lëshua” homologut francez Emmanuel Macron, duke e fshikulluar për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATO-n si një organizatë “klinikisht të vdekur”.

19:51
Foshnjat e tërmetit/ Në Prizren dhe Pejë lindin nënat nga Durrësi

Roxheta është fëmija i parë i lindur në Kosovë, nga një nënë durrsake, e cila shkoi në Kosovë si pasojë e situatës së krijuar nga tërmetet. Roxheta ka lindur në orët e para të datës 2-dhjetor në spitalin e Pejës.