Dokumenti/ Padia ndaj Berishës. Prokuroria e Përgjithshme, ia lë përgjegjësinë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë

17/03/2020 11:02

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë për çështjen e padisë ndaj ish-kryeministrit Sali berisha.

Në letër thuhet se pavarësisht se kjo padi është dorëzuar fizikisht në Prokurorinë e Përgjithshme, çështja nuk është kompetencë e tyre, por e Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë.

Berisha akuzohet nga grupi i PS për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi dhe frika dhe paniku janë shumë të lehtë për tu përhapur tek qytetarët.

Berisha me anë të një statusi të publikuar në rrjetet socilae duke iu referuar një burime jo të sigurt ose siç e quan ai “qytetari dixhital” pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës.

  Koronavirusi/ Dezinformim dhe përhapje paniku, Grupi Parlamentar i PS-së kallëzon penalisht Sali Berishën (Padia)

Top Channel