Asnjë rast me Covid-19 në Gjirokastër/ Po gjurmohen me sistemin TIMS të mbërriturit e 2 javëve të fundit

17/03/2020 13:11

24 mjekë dhe 140 infermierë të shërbimit parësor në Gjirokastër janë në mbikëqyrje të situatës së personave që aktualisht vijojnë të gjenden në karantinë.

Deri tani të vetëizoluar janë rreth 60 vetë, 40 në Gjirokastër dhe 20 në Përmet, ndërsa po gjurmohen përmes sistemit TIMS të gjithë të mbërriturit e 2 javëve të fundit.

Korrespondetët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se ende në Gjirokastër nuk ka raste të dyshuara me Covid-19. Po kështu, nuk është kryer asnjë testim përkatës.

Qarkullimi është minimal dhe ka një reflektim të lartë ndaj masave në qytete, ndërsa nuk ka ndryshuar shumë jeta në fshat.

Top Channel