Edhe dita e sotme e ka gjetur Beratin me rrugë të tejmbushura me njerëz, pavarësisht masave të marra nga qeveria, ku një ndër ato është edhe ndalimi i këmbësorëve nëpër rrugë, për parandalimin e përhapjes të mëtejshme të koronavirusit (Covid-19).

Pamjet e marra sot në Berat të japin përshtypjen e një dite normale dhe jo të një frike pandemie nga virusi COVID-19. Të gjitha zyrat e administratës janë hapur. Bashkia, prefektura, kadastra, zyrat e gjendjes civile etj, punonjësit janë njoftuar që prej ditës së djeshme për rifillimin e punës.

Në lidhje me qarkullimin e mjeteve në rrugë, ato janë të pakta, ndërkohë që forca të shumta policie i sheh në postoblloqet e ngritura në disa pika në qytet, ku kontrollohen lëvizjet e mjeteve, nëse kanë autorizim për të qarkulluar apo jo.

Top Channel