Një lajm i trishtë vjen nga Spanja. Trajneri i skuadrës së të rinjëve të klubit të vogël spanjoll Atletico Portada Alta, Francisco Garcia ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Një lajm i dhimbshëm ky pasi bëhej fjalë për nje djalosh 21-vjeçar i cili së fundmi kishte ndjerë simptoma gripi dhe pasi shkoi në spital për t’u vizituar zbuloi që ishte pozitiv me koronavirus.

Ndarjen nga jeta të Francisco Garcia e ka komunikuar vetë klubi i Atletico Portada Alta, që ka bërë gjithashtu të ditur se trajneri 21-vjeçar vuante edhe nga sëmundja e leuçemisë.

Francisco Garcia mund të jetë personi më i ri në të gjithë botën që ka ndërruar jetë në një moshë kaq të re.

Top Channel