Dezinfektoni rrobat, po a qëndron koronavirusi në flokë?

17/03/2020 02:34

Studiuesit e agjensisë shtetërore amerikane përgjegjesë për kërkimet mbi shëndetin publik, NIH kanë krahasuar jetëgjatësinë koronavirusit të ri në sipërfaqe me atë të SARS-it. Ata zbuluan se të dy viruset jetonin më gjatë në çelik inox dhe polipropileni, një lloj plastike që përdorej në gjithçka, nga lodrat e deri tek pjesët e makinave.

Të dy viruset zgjasnin deri në 3 ditë në plastikë, ndërsa në celik, koronavirusi që ka tmerruar botën, zgjat po ashtu 3 ditë. Në karton, ai qëndron tre herë më shumë se Sars-i: 24 orë, kur kushëriri i tij i vitit 2003, zgjaste 8 orë.

Një studim tjetër i botuar në Journal of Hospital Infection shqyrtoi jetëgjatësinë e koronavirusëve në sipërfaqe të ndryshme. SARS, në një temperaturë prej 20 gradë Celsius, zgjati për dy ditë në çelik, katër ditë në dru dhe xham, dhe pesë ditë në metal, plastikë dhe qeramikë. Ai mbijetoi për dy deri në tetë orë në alumin dhe për më pak se tetë orë në latex.

Sipas ekspertëve, sipërfaqet e lëmuara joporoze e mbajnë më gjatë virusin, Ndërsa ato të buta si paratë, flokët dhe pëlhura – nuk lejojnë që viruset të mbijetojnë aq gjatë, për shkak se hapësirat e vogla ose vrimat në to mund ta bllokojnë mikrobin dhe të parandalojnë transferimin e tij.

Top Channel