Makina përplas turmën gjatë Marshimit të Krenarisë në Berlin, raportohet për të plagosur
Turqia ka njoftuar raste të reja të konfirmuara të koronavirusit ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e saj. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 29 persona të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në Turqi në 47.
Koca tha se rastet e reja vijnë nga kontaktet jashtë vendit, si nga SHBA-të, Lindja e Mesme, Evropa, ndërsa tre ishin pelegrinë të kthyer nga Umra në Arabinë Saudite. “Kontakti i jashtëm do të vazhdojë të jetë një rrezik”, theksoi Koca, duke shtuar rëndësinë e zbatimit të masave në mënyrë rigoroze.
Pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar 5.700, me më shumë se 152 raste të konfirmuara në të gjithë botën.
Top Channel