Drejtori i Institutit të Pensioneve: Përfundon hartimi i listës së plotë të pensionistëve, asnjë vonesë në pensione

17/03/2020 07:45

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar hartimin e listave të pensionistëve kryefamiljarë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që ato të marrin shërbimet për ushqime apo barna në banesë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Drejtori i Institutit të Pensioneve, Astrit Hado me anë të një postimi në facebook. Hado shkruan se përfundimi i hartimit të listave do të mundësojë që të gjitha institucionet e tjera të linjës të kenë informacion të saktë për t’iu ofruar të gjitha shërbimet për ushqime apo barna në banesë.

Listat do të shpërndahen në 12 Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilat në bashkëpunim me njësitë vendore dhe institucionet e tjera do të ngrenë grupet e punës për të dërguar pranë banesave të tyre shpezat ushqimore dhe farmaceutike.

Hado gjithashtu shkruan se Instituti i Sigurimeve Shoqërore garanton çdo pensionist se nuk do të ketë asnjë vonesë apo problem në tërheqjen e masën së pensionit mujor, duke bërë që pensionistët të mos kenë nevojë të dalin nga shtëpia.

Ja postimi i plotë i Hados:

Top Channel