Firefighters disinfect a street against the new coronavirus, in western Tehran, Iran, Friday, March 13, 2020. The new coronavirus outbreak has reached Iran's top officials, with its senior vice president, Cabinet ministers, members of parliament, Revolutionary Guard members and Health Ministry officials among those infected. The vast majority of people recover from the new coronavirus. According to the World Health Organization, most people recover in about two to six weeks, depending on the severity of the illness. (AP Photo/Vahid Salemi)

Irani ka konfirmuar 1,178 raste të reja me koronavirus, rritja më e madhe që ka parë vendi në një periudhë 24-orëshe.

“Numri i përgjithshëm i të prekurve tani është 16.169”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpour, këtë të martë.

Janë njoftuar 135 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 988.

Nërkohë kujtojmë se numri i të burgosurve, të cilët janë liruar përkohësisht nga burgu ka mbërritur në 85.000 persona në Iran, kjo si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

“Deri më tani, rreth 85,000 të burgosur janë liruar … Gjithashtu në burgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin,” tha Gholamhossein Esmaili për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Mes të burgosurve që u liruan ishin edhe politikanë. Nuk është dhënë asnjë komunikim i mëtejshëm se kur do të rikthehen sërish pas hekurave 85.000 të burgosurit.

Sipas një bilanci të fundit numërohen gjithsej 853 viktima dhe 14,991 janë konfirmuar të infektuar, në Iran.

Top Channel