Sot në mëngjes rreth orës 06:30 në rrugën e Teleferikut në Tiranë ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me iniciale G.Ç, 42 vjeç.

Pas njoftimit në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës, 42 vjeçari shtetasi G.Ç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel