A mund të përhapet nga buka dhe ushqimet e tjera Koronavirusi? Ja si përgjigjet mjeku Pipero

16/03/2020 21:55

Të shumta ishin pyetjet që kanë mbërritur në Open në Top Channel rreth Koronavirus.  Eni Vasili i drejtoi disa pyetje doktort Pëllumb Pipero i ftuar në studio.

A mund të shpërndahet nga buka dhe ushqimet e tjera?

-Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun’- tha Pipero.

Top Channel