Gravina pranë dorëheqjes, ja kandidatët për pasardhësin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit
Atletja shqiptare Luiza fluturoi këtë të hënë drejt Kenias për të zhvilluar fazën përgatitore pavarësisht emergjencës së shkaktuar nga koronavirus.
Kampionia nënvizoi se gjithçka ishte e planifikuar përpara se situata të përkeqësohej dhe rruga e hapur ajrore drejt vendit afrikan, e shtyu të mos anulojë një program të vlefshëm.
Shpresa kryesore e shqiptarëve për medalje olimpike, Gega do të stërvitet për ditë me radhë në tokën e kampionëve, një qytezën e Iten me një lartësi prej 2400 metrash mbi nivelin e detit. Por gjithçka bëhet ndërsa vetë turneu është në pikëpyetje.
Me kalimin e ditëve dhe afrimin e stinës së verës, po bëhet gjithmonë e më reale mundësia për anulimin e Lojërave Olimpike të Tokios të parashikuara këtë vit. Komiteti Olimpik grek vendosi të zhvillojë me dyer të mbyllura ceremoninë e dorëzimit të flakës olimpike, për homologët japonezë, madje anuloi dhe akreditimet e gazetarëve për ceremoninë që mbahet këtë javë në stadiumin e Athinës, vendin ku për herë të parë u zhvillua olimpiada e parë moderne në 1896.
Por më e keqja është me situatën në Azi. Shumë atletë të njohur kanë kërkuar shtyrjen e Lojërave olimpike duke vendosur në plan të parë sigurinë, dhe jo spektaklin apo kontratat me sponsorët, për edicionin në tokën japoneze. Sezoni i atletikës do të nisë në Doha muajin e ardhshëm, por etapa me të gjitha gjasat do të anulohet, një vendim i paralajmëruar këtë javë.
Top Channel