Koronavirusi/ Ndërron jetë 21 vjeçari, trajner futbolli në Spanjë

16/03/2020 16:50

Francisco Garcia ka vdekur nga koronavirusi, në moshën 21 vjeçare. Trajneri i futbollit të të rinjve vuante nga leuçemia dhe është bërë vdekja më e re nga virusi në Malaga. Ai ishte trajner i Atletico Portada Alta, të cilët konfirmuan vdekjen e tij këtë mëngjes.

Raportet lokale nga Spanja sugjerojnë që autoritetet shëndetësore kanë thënë se ai nuk do të vdiste nga koronavirusi nëse nuk do të kishte leuçemi.

Presidenti i Portada Alta, Pepe Bueno tha: “Francisco ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe një trajner shumë i talentuar. Të gjithë jemi akoma të tronditur.

“Spitali më telefonoi në ora 7 pasdite të Dielën për të thënë se gjendja e tij ishte stabilizuar, por më pas një orë më vonë …

“Koronavirusi u bashkua me një sëmundje të keqe që ai kishte. Unë nuk mund të besoj se ka ndodhur.”

Një deklaratë e klubit lexohet: “Nga Atletico Cotada Alta ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e trajnerit tonë Francisco Garcia i cili na ka lënë, për fat të keq, për fat të keq, sot.

Top Channel