Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për masat e propozuara nga Partia Demokratike.

Kryeministri i refuzoi masat e propozuara nga ju, madje në fillim i quajti maskaradë?- e pyeti Eni Vasili.

“Shqetësimi është siguria e qytetarëve. Nuk futem në debat politik. Qëllimi është shëndeti i njerëzve. Mund të shikojmë edhe anën tjetër të medaljes. Java sapo ka filluar. Kryeministria sapo ka konfirmuar krijimin e mundësive financiare për të paguar ata punonjës në rast nevoje ku biznesi nuk paguan. Për një periudhë të paktën dy mujore. Kjo është një propozim i PD. Qeveria po tregon hapje për të pranuar këtë pikë. Sikur ka pranuar të anulojë një nga koncesionet e Check Up. Është një lajm shumë  i mirë. Është vetëm fillimi pasi janë edhe 11 koncesione të tjera. Me ligj qeveria mund ti anulojë.” tha Basha.

Top Channel