Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur
Dy vëllezër që kishin blerë 17,700 shishe me dezinfektues duarsh janë detyruar t’i dhurojnë ato nga autoritetet amerikane pasi i nxorrën në shitje me çmime të rritura në rrjetin Amazon.
Por rrjeti online i shitjeve e nuhati hilen dhe pezulloi llogarinë e tyre si dhe të tjera që bënin të njëjtën praktikë për përfitime abuzive.
Artikulli i publikuar në New York Times thoshte se me këtë njerëzit më të dobët do të mbeten pa sendet e nevojshme dhe lexuesit aprovuan gjerësisht.
Mesazhi ishte i qartë teksa tashme dy vëllezërit Matt e Colvin e kanë dhuruar për bamirësi rezervën e tyre të dezinfektuesve pasi raportojnë se morën shumë mesazhe urrejtje pas publikimit të artikullit.
“Asnjëherë nuk ishte qëllimi im që të përvetësoja sendet e nevojshmenga nejrëzit në nevojë. Nuk jam një person i tillë por gjatë 48 orëve të fundit shumë njerëz ma kanë thënë këtë”, tha Matt duke qarë, pas publikimit.
Top Channel