Vëllezërit detyrohen të dhurojnë 17,000 shishe dezinfektues pasi i kishin grumbulluar për t’i shitur abuzivisht

16/03/2020 16:20

Dy vëllezër që kishin blerë 17,700 shishe me dezinfektues duarsh janë detyruar t’i dhurojnë ato nga autoritetet amerikane pasi i nxorrën në shitje me çmime të rritura në rrjetin Amazon.

Por rrjeti online i shitjeve e nuhati hilen dhe pezulloi llogarinë e tyre si dhe të tjera që bënin të njëjtën praktikë për përfitime abuzive.

Artikulli i publikuar në New York Times thoshte se me këtë njerëzit më të dobët do të mbeten pa sendet e nevojshme dhe lexuesit aprovuan gjerësisht.

Mesazhi ishte i qartë teksa tashme dy vëllezërit Matt e Colvin e kanë dhuruar për bamirësi rezervën e tyre të dezinfektuesve pasi raportojnë se morën shumë mesazhe urrejtje pas publikimit të artikullit.

“Asnjëherë nuk ishte qëllimi im që të përvetësoja sendet e nevojshmenga nejrëzit në nevojë. Nuk jam një person i tillë por gjatë 48 orëve të fundit shumë njerëz ma kanë thënë këtë”, tha Matt duke qarë, pas publikimit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA