​”Lufthansa” redukton deri në 90% të fluturimeve

16/03/2020 19:00

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” do të ndërpresë 90% të kapaciteteve të saj të fluturimit, ndërkohë që rëndimi i pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar një ulje të pazakontë të trafikut ajror në botë, njoftoi sot grupi.

Numri i vendeve të propozuara për fluturime të gjata do të reduktohet deri në 90% duke nisur nga e marta në raport me planin fillestar të fluturimit.“Këto linja përfshijnë udhëtimet drejt Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Qendrore dhe Jugore”, theksoi grupi në një komunikatë./ATSH/

Top Channel