Teksa në Greqi raportohen 331 të prekur dhe 4 të vdekur, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka bërë apel qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë.

Korrespondetët e Top Channel-it, raportojnë se duke filluar nga e mërkura mbyllen të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave.

Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.

Po kështu vazhdon hapur parlamenti, por me kufizime përsa i përket numrit të folësve nga çdo parti.

Top Channel