Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën masa të reja për të mbrojtur presidentin, Donald Trump, dhe stafin e tij nga koronavirusi i ri, përfshirë matjen e temperaturës së kujtdo që hyn në kompleks, përfshirë vizitorët dhe gazetarët.

“Në mënyrë që të mbahet i sigurt dhe i shëndetshëm i gjithë kompleksi i Shtëpisë së Bardhë, duke filluar nga e hëna në mëngjes, kontrollet e temperaturës do të bëhen për të gjithë ata që hyjnë në kampus,” tha zëdhënësi Judd Deere.

Temperatura mesatare e trupit është rreth 37 gradë Celsius. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se e konsideron një person të ketë ethe kur ai ose ajo ka një temperaturë prej 38 gradë Celsius ose më të lartë.

Top Channel