Dënohet me vdekje vrasësi me thikë i 19 njerëzve me paaftësi në azil

16/03/2020 19:09

Një burrë japonez është dënuar sot me vdekje për vrasjen e 19 njerëzve me paaftësi në një masakër me thikë në 2016.

30 vjeçari Satoshi Uematsu pranoi vrasjet dhe plagosjet në qendrën e kujdesit për njerëzit me paaftësi mendore dhe fizike ku kishte punuar më parë në Sagamihara, në jugperëndim të Tokios.

Shumë nga viktimat u vranë teksa flinin, në një nga sulmet më shokuese në Japoni ku dhe 26 të tjerë u plagosën.

Krimi tronditi vendin dhe hapi një debat të gjerë për diskriminimin ndaj njerëzve me paaftësi në shoqërinë kaponeze.

Uematsu tha nëgjyq muajin e kaluar se besonte se ata që nuk mund të komunkojnë me të tjerët janë një barrë për shoqërinë dhe se vrasja e tyre ishte për të mirën e shqërisë.

Por gjykatësi Kiyoshi Aonuma e dënoi atë me varje duke cituar makabritetin ekrimit të tij.

“Ky ishte një krim i paramenduar, me dashakeqësi dhe dëshirë për vrasje,” tha gjykatësi nësallën embushur me familjarë të viktimave.
Më herët Uematsu, tha se nuk do të apelonte vendimin cilido që të ishte.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel