Mandi Nishtullës dhe 9 persona të tjerë mbesin mes doganave/ As Bosnja, as Mali i Zi nuk i lejojnë në territoret e tyre

16/03/2020 17:57

Këngëtari i njohur i tallavasë Mandi Nishtualla sëbashku me nëntë persona të tjerë kanë mbetur mes dy doganave.

Ata kanë qenë në kthim nga Bosnje dhe kanë mbetur në tokën neutrale mes Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Mali i Zi nuk i ka lënë të futen dhe janë kthyer mbrapsht ku as Bosnja si ka pranuar më.

Ata kanë mbetur mes dy doganave në pikën kufitare të quajtur Trebinjë.

Emrat e personave që kanë mbetur janë;

Ilber Zyberi

Albert Mollaj

Astrit Cenaj

Besmir Dervishi

Eri Meno

Aida Meno

Egland Dova

Mandela Elmazi

Vadimir Elmazi

Mario Laze

Top Channel