Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro
15 marsi ishte dita kur do të duhej të miratohej me konsensus Reforma Zgjedhore, por Covid-19 futi në karantinë politikën duke lënë pezull punën për kodin e ri zgjedhor.
Gazetarja e Top Channelit, Elda Menga ka mësuar se për shkak te karantinës janë ndërprerë vetëm takimet mes përfaqësuesve politikë të Reformës Zgjedhore, por jo komunikimi mes tyre, i cili do të vijojë online.
Burime i thanë Top Channel-it se dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kanë gati kërkesën për shtyrjen e afatit të Zgjedhores deri në fund të prillit. Kohë kjo, e cila pritet të shfrytëzohet për përfundimin e atyre pikave për të cilat nuk pati dakordësi mes palëve.
Si çështja e sistemit zgjedhor, pezullimi i vetingut per gjyqtarët e kolegjit zgjedhor apo edhe depolitizimit e administratës zgjedhore. Por, koha ka treguar se konsensusi është i vështirë në tryezë ndaj dhe rezultati larg sa duket si mision i pamundur.
Top Channel