TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar koncesionin e “Check UP”. Kjo ka ardhur për shkak të situatës të krijuar në vend pas masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në këtë situatë emergjente ku nga qeveria bëhet thirrje për të qëndruar brenda, askush nuk do t’i drejtohet qendrave shëndetësore për të kryer “Check Up-in”. Kjo ka qenë arsyeja që çoi Ministrinë  e Shëndetësisë të marrë këtë vendim për periudhën e situatës emergjente.

Koncesioni i “Check Up”,  që është marrë përsipër të kryhet nga private në formën e Partneritetit Publik Privat dhe më pas do paguhet nga shteti nisi punë në shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar.

Top Channel