E mërkurë, 18 Mars 2020
21:50
Flet në Open pacienti që është drejt shërimit: Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik

Në Open në Top Channel bëri një lidhje telefonike Viktor Kola i cili është dhe pacienti  i infektuar me Covid-19 i cili është drejt shërimit. Ai u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal.

21:41
Prekëse/ Ishte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën e saj

Një foshnjë, e cila ishte vendosur në karantinë vetëm 13 ditë pas lindjes, është ribashkuar me nënën e saj. Nëna e vogëlushes, e cila ishte e dyshuar si mbartëse e COVID-19,  e lindi foshnjën teksa ishte në karantinë në një qytet  kinez muajin që lamë pas, shkruajnë mediat e huaja. E porsalindura u dërgua menjëherë në spital, për shkak të gjendjes së nënës së saj, por pas testeve të njëpasnjëshme rezultoi se nëna e vogëlushes nuk ishte mbartëse e virusit famëkeq.

21:39
Mjekja 60-vjeçare shërohet nga koronavirusi vetëm me supë pule dhe paracetamol

“Kisha penicilinën e Zotit, supë pule, kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin “, thote mjekja 60-vjeçare britanike Claire Gerada e cila kaloi gjendje të rëndë nga koronavirusi dhe është shëruar vetëm me supë dhe paracetamol.

21:38
Dritan Kalo: 25 të infektuar janë në spital, 3 në mjekim intensiv

Sonte në Open në Top Channel do të diskutohet çështja më e rëndësishme tani për tani që është pandemia e koronavirus.

21:30
Bëjnë gjashtë orë stërvitje në ditë dhe ndajnë të njëjtin partner, njihuni me binjaket më identike në botë

Dy motra binjake të cilësuar si “më identiket në botë” kanë zbuluar se hanë vetëm një vakt në ditë dhe stërviten për plot gjashtë orë për të qëndruar në formë. Anna dhe Lucy DeCinque, 34 vjeçe nga Australia, janë shprehur se janë të varur nga stërvitja dhe shpesh ndihen shumë të lodhura, si rezultat i ushtrimit të tepërt.

21:25
Rrëfimi prekës i 23 vjeçares që ka pësuar 90% djegie në trup: Kam gjetur dashurinë e jetës, do të martohem

Një 23 vjeçare, e cila pësoi djegie rreth 90% në trupin e saj, kur ishte foshnjë, është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës dhe shumë shpejt do të martohet.

21:15
FOTO/ Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë, reagon policia: 3 të vdekur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë ku mësohet se kanë ndërruar jetë 3 persona dhe një është në gjendje të rëndë.

21:11
Përfshihet nga flakët një automjet pranë ish shkollës së aviacionit në Vlorë

Një automjet tip benz ka marrë flakë ndërsa ishte i parkuar pranë një pallati në zonën e ish shkollës së aviacionit në Vlorë.

20:59
Nuk ka karantinë/ Ndërrojnë jetë tre persona nga një aksident në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Borizanës në Fushë Krujës.

20:49
Papa Françesku ka një mesazh për të gjithë: Sonte në orën 21:00 bashkohuni në lutje për shërimin e botës

Koronavirusi ka prekur të gjithë botën dhe shumë gjëra po shkojnë në Kolaps. kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka bërë thirrje që sonte në orën 21:00 të gjithë të bashkohen në lutje, pa dallim feje, në një moment kujtimi, meditimi, lutjeje, për shërimin e botës.

20:46
Prekëse / Thyen rregullat e koronavirusit për t’i dhënë gjyshit lajmin e mirë

Kur studentja e infermierisë Carly Boyd u fejua këtë fundjavë, ajo përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Lajmin e mirë e ndau me të gjithë, përveç gjyshit të saj.

20:43
Isa Mustafa deklaron largimin nga koalicioni me Kurtin, mocion mosbesimi në parlament

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka theksuar se kanë vendosë që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një qeveri të tullë.

20:38
Indeksi i lirisë ekonomike; Shqipëria humbet 5 vende në renditje, shton pikët prej disiplinës fiskale

Shqipëria ka pësuar një rënie me 5 vende në raportin e përvitshëm të lirisë ekonomike të prestigjozes ‘Heritage Foundation’, duke u renditur e 57-ta me një pikaverazh prej 66.9, në indeksin e vitit 2020.

19:53
Bashkia Mat/ Shtëpi në shtëpi për të moshuarit

Bashkia Mat ka bërë ditën e sotme një aksion për të ndihmuar pensionistët e vetmuar dhe personat me aftësi të kufizuar në lidhje me medikamentet dhe ilaçet.

19:52
Me rritjen e panikut të koronavirusit, amerikanët shtojnë blerjet e armëve

David Stone merr kutinë e municioneve kalibër 223 nga rafti dhe ua ofron klientëve: “Mirëserdhët në koleksionin më të madh të municionit në Oklahoma”, thotë ai teksa shitjet e armëve po rriten kudo në SHBA, veçanërisht në shtet e goditura më shumë nga koronavirusi.

19:42
Fermerët nuk i ndahen tokës/ Në fshat puna vazhdon me punët e pranverës

Covid 19 ka izoluar një pjesë të mirë të shqiptarëve. Por disa profesionë si mjekët,policët,gazetarët dhe fermërët janë të detyruar që të mos e respektojnë karantinimin.

19:35
Para dhe pas koronavirusit, transformimi i frikshëm i vendeve

E gjithë bota është alarmuar së tepërmi nga pandemia, COVID-19. Shumë shtete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe si rrjedhojë baret, restorantet, dyqanet, shkollat, institucionet publike dhe private janë të mbyllura, për të minimizuar në këtë mënyrë shtrirjen e virusit. Së fundmi një seri fotosh tregojnë më së miri situatën kaotike që ndodhet mbarë globi  këtë periudhë.

19:18
Koronavirusi/ Printuesit 3D shpëtojnë jetë pacientësh duke prodhuar valvulat e ventilatorëve të frymëmarrjes pas mbarimit të pjesëve

Printuesit 3Dimensionalë në Itali kanë shpëtuar jetë pacientësh të koroanvirusit vrasës duke prodhuar valvulat zëvendësuese për ventilatorët e frymëmarrjes artificiale, disa orë pasi furnizmi i spitali kishte mbaruar.

19:12
Britania mbyll shkollat “deri në njoftimin e radhës”

Të gjitha shkollat në Britani do të mbyllen nga e premtja “deri në njoftimin e radhës”, ka thënë Ministri britanik i Edukimit, Gavin Williamson.

19:08
Covid-19 në Top Talk: Sipërmarrësi Gjergj Luca i kërkon qeverisë të mbajë hapur korridoret kufitare për eksport/import

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje me “Skype” , sipërmarrësi Gjergj Luca.

19:03
Të gjitha vdekjet që kanë ndodhur në 24 orët e fundit nga Koronavirusi, Italia kryeson me 475 viktima

Ditën e sotme është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri dhe ishte një 66-vjeçar nga Lushnja.

19:01
Si të trajtojmë koronavirusin COVID-19; Pyetje-përgjigje me pneumologun rus Chuchalin

Nëse situata me infeksionet e Covid-19 ndjek të njëjtin skenar me epideminë e SARS atëherë pritet që problem në muajt prill-maj të jetë më pak urgjent, thotë se fundmi në një intervistë me mediat akademiku rus Alexander Chuchalin, kreu i terapisë spitalore të univesitetit Pirogov në Moskë.

18:44
MEPJ njofton shtetasit shqiptarë: Masa kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për një periudhë tridhjetë ditore) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta.

18:37
Ndihmë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin/ Ndalohen dy persona

Në Korçë e Pogradec janë ndaluar dy shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

18:35
Të rinjtë në SHBA nuk pyesin për Koronavirus/ “Twerk” dhe alkool

Koronavirusi i ri është duke alarmuar botën, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të rinjtë në SHBA, të cilët kanë populluar plazhet këtë fillim pranvere. Ata kanë “injoruar” urdhrat e qeverisë, për të qëndruar në shtëpi dhe janë drejtuar drejt plazheve për të kryer festa të “shfrenuara”.

18:34
Fillojnë testimet e para të vaksinës kundër koronavirusit, shefi i OBSH: Rritje të jashtëzakonshme

Ndërsa vendet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë pandeminë globale në vazhdim të coronavirusit COVID-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi se testimet e para të një vaksine që mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj fatkeqësie më në fund kanë filluar.

18:23
Hamilton dyshohet për koronavirus, doktorët i thonë të vetizolohet

Këngëtarja e “Atomic Kitten”, Natasha Hamilton, është “e sigurt” se është infektuar nga koronavirusi, dhe doktorët i kanë rekomanduar të vetizolohet për 14 ditë.

18:22
Itali/ 475 viktima në 24 orët e fundit, shërohen 1084 persona

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 2978, që do të thotë janë 475 viktima në 24 orët e fundit.

18:07
Mos u shqetësoni, jo çdo kollë është koronavirus

Pandemia koronavirus ka përfshirë tërë planetin dhe ka shkaktuar komplikime serioze në disa pacientë dhe 68% të tyre, shkakton një kollë të thatë. Kjo ndodh si pasojë e dëmtimit dhe përkeqësimit të mukozës nën ndikimin e ajrit të thatë dhe qëndrimit në dhoma të pa ngrohura, ndotjes së ajrit, tymit të duhanit.

17:43
Studiuesit tregojnë arsyen se përse Koronavirus po gjen terren kaq shumë në Itali

“Përhapja e koronavirusit në Itali po njeh pasoja kaq shkatërruese sepse ka një popullsi të vjetër dhe të moshuarit janë në kontakt të shpeshtë me të rinjtë”.

17:37
Izraeli rrit testimin ndërsa rriten zbulimet e koronavirusit

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Izrael janë rritur me 40%, në 427 në 24 orët e kaluara, tha Ministria e Shëndetësisë të Mërkurën, duke parashikuar një ngritje më të shpejtë pasi të zbatohet testimi në masë.

17:26
”Viktima” të koronavirusit! Lista e aktorëve të Hollywwod-it të prekur nga Covid-19

Ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë globin, Hollywood po merr një goditje të rëndë pasi disa nga yjet e tij më të ndritshëm janë diagnostikuar me këtë sëmundje.

17:26
Shqiptarët thyejnë karantinën, maskat tashmë i vendosin në ballë

Tiranë dhe e gjithë Shqipëria është në gjendje karantine prej disa ditësh, ku lejohet që të dilet nga shtëpia në orare të caktuara dhe vetëm për nevoja të domosdoshme.

17:19
Denoncimi i Luçiano Boçit: Qeveria braktis dhe le në mëshirë të fatit 100 studentë në Bullgari

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar se 100 studentë shqiptarë në Bullgari janë lënë mes katër rrugëve.

17:18
Studimi: Koroanvirusi i ri qëndron agresiv për disa orë nëpër sipërfaqe

Studimi i fundit amerikan mbi koroanvirusin e ri thotë se patogjeni qëndron i gatshëm per të infektuar në shtëllungat e ajrit për rreth 3 orë, në sipërfaqe bakri për 4 orë dhe në sipërfaqe kartoni për rreth 24 orë.

17:17
​Kritikuesja e Trumpit i vërsulet Melania për shkak të koronavirusit

Chrissy Teigen është përplasur me zonjën e parë të SHBA-së për shkak të mos reagimit me kohë ndaj virusit të rrezikshëm.

17:16
​Katy Perry fiton betejën e gjatë për “Dark Horse”

Këngëtarja e njohur ka fituar kontestin gjyqësor për të drejtat autoriale lidhur me hitin e saj “Dark Horse”, pasi u akuzua për kopjim të këngës të zhanrit rep të krishterë “Joyful Noise” nga Marcus Grey.

17:14
“Pa panik”, Luana Vjollca “ngre temperaturat” me klipin e ri!

Harrojeni koronavirusin për pak momente, pasi Luana Vjollca do t’ju bëjë të gjithëve të kërceni me këngën e saj të re.

17:13
LeBron James së bashku me skuadrën vendosen në karantinë

Pas lajmit se 4 lojtarë të skuadrës së Brooklyn Nets kanë dalë pozitiv me coronavirus, mes tyre edhe Kevin Durant, skuadra e Lakes ka vendosur të hyjë në karantinë.

17:11
Greqi/ 418 të prekur nga covid-19

31 raste të reja me covid-19 janë regjistruar sot në Greqi.

17:08
Studimi alarmues: 86% e të prekurve janë pa simptoma, nuk i dallojmë dot!

Gati 86% e të prekurve nga koronavirusi kalojnë pa u dalluar, sepse simptomat e tyre janë shumë të buta, thuhet në një studim të fundit të realizuar nga shkencëtarë të Universitetit të Columbia-s, në SHBA, të cilët kanë analizuar përhapjen e infeksionit në Kinë.

17:04
Lëvizja e lirë me dy fasha orare/ Rama për bankat: Ta kuptojnë dhe ata se jemi në luftë! Adaptohuni!

Kryeministri Edi Rama në një status në facebook, ka reaguar për lëvizjen e lirë me dy fasha orare sa i përket shërbimit bankar.

17:00
VIDEO/ Rikthehet trafiku i rënduar në Tiranë

Në Tiranë është rikthyer trafiku i rënduar, sidomos tek ‘ish-sheshi’ Shqiponja.

17:00
Covid-19/ Pse pavarësisht paralajmërimeve vazhdojmë ta prekim fytyrën?

Ekziston një arsye pse njerëzit janë të ndjeshëm gjatë shpërthimit të sëmundjeve si ajo e Covid-19 – dhe ne vazhdojmë të prekim fytyrat. Pse, dhe çfarë mund të bëjmë për këtë?

16:53
Studimi kinez: Grupi A i gjakut, më i rrezikuar nga koronavirusi

Personat me grupin e gjakut A kanë më shumë gjasë që të preken nga koronavirusi i ri sesa ata të tipit 0.

16:49
Vuçiç i “shtriu dorën”, Kina nis mjekët drejt Serbisë

Një ditë pasi Aleksandar Vuçiç kërkoi ndihmën e saj, Kina vendosi të nisë mjekë drejt Serbisë për të luftuar koronavirusin.

16:47
Kina dërgon grupin e dytë mjekësor në Itali kundër koronavirusit

Një grup prej 12 ekspertësh mjekësorë nga provinca lindore kineze Zhejiang fluturuan sot drejt Italisë për t’u bashkuar në luftën kundër virusit të ri, raporton agjencia shtetërore CCTV.

16:46
Ndërron jetë japonezi që e përhapi qëllimisht koronavirusin!

Ka ndërruar jetë japonezi që kishte përhapur qëllimisht koronavirusin. Edhe pse mjekët i kishin këshilluar vetëizolimin, 57 vjeçari i prekur nga COVID 19 shkonte nëpër bare, thonë mediat e huaja.

16:42
Von der Leyen e pranon: Politikanët e nënvlerësuan situatën e koronavirusit!

Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e vërtetë të rrezikut që paraqet koronavirusi, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Urusla von der Leyen.

16:42
Qeveria merr vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 13-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine.

16:39
Njoftim i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe Slloveni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi, se të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

16:34
Spitali kinez publikon manualin e trajtimit të COVID-19 në disa gjuhë

Një program i quajtur Global MediXchange për luftën kundër epidemisë globale të COVID-19 (GMÇ) është publikuar nga spitali universitar i Zhejiang dhe fondacioni i Jack Ma Foundation, Alibaba.

16:33
SHBA/ Utah goditet nga një tërmet, më i forti në 28 vitet e fundit

Një tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës rihter ka rënë në Utah të SHBA-ve duke shkaktuar ndërprerje energjie dhe vonesa në vend.

16:27
E shkarkoi se përhapi panik për covid-19, LDK i kërkon Kurtit të tërhiqet nga vendimi: Veprime të njëanshme, cënojnë koalicionin

Pas shkarkimit nga pozita të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga kryeministri, Albin Kurti, LDK-ja ka thirrur mbledhjen e kryesisë në ora 18.

16:23
Shëndeti mendor në koronavirus/ Këshilla e mjekëve: Lexoni libra, gatuani me fëmijët

Izolimi dhe stresi dhe ankthi me të cilin po e përjetojnë njerëzit kohën e koronavirusit po lë edhe pasoja.

16:23
‘SHBA në krah të Shqipërisë!’/ Yuri Kim: Falë sakrificës do ia dalim!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim me një video mesazh në twitter ka falenderuar të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës me covid-19.

16:13
Kina: Mjekimi japonez i gripit, efektiv në trajtimin e koronavirusit

Autoritetet kineze të mjekësisë kanë thënë sot se një mjekim i përdorur në Japoni për trajtimin e gripeve të reja ka rezultuar efektiv në kurimin e koronavirusit të ri.

16:04
Ndihmë më të varfërve/ Elbasan, nis shpërndarja e ushqimeve derë më derë

Ndërkohë që mbyllja në shtëpi shënon javën tashmë, problem mbeten familjet të cilat kanë pamundësi ekonomike.

16:03
Rama nxjerr urdhërin e ri për administratën: Gjobë 3 muaj rrogë nëse shkoni me makinë në punë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar disa masa të reja për personelin e administratës.

15:55
Mbyllen gjykatat, por po ndiqen rastet e dhunës në familje

Gjykatat e kanë pezulluar punën për të parandaluar përhapjen e virusit Covid 19, me përjashtim të shqyrtimit të masave urgjente sikurse masat e sigurisë apo dhuna në familje.

15:48
​Vanessa Hudgens tallet me njerëzit që vdesin nga koronavirusi, fansat e sulmojnë ashpër

Aktorja e njohur amerikane u përball me reagimin e ashpër nga fansat pas komenteve konfuze për koronavirusin në mediat sociale.

15:46
Një tjetër rast i konfirmuar me koronavirus në Kosovë

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.

15:44
Rrugët janë plot/ Shfaqje alarmante e papërgjegjshmërisë para rrezikut të infektimit

Dielli dhe pezullimi i shumë aktivitete por dhe mungesa e frikës ka bërë që edhe këtë të mërkurë në rrugët e qyteteve

15:33
“Biçikletë në shtëpi, mbaj trupin në formë dhe kaloj kohën”, ja si po e kalon karantinën aktorja Niada Saliasi

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, me anë të një lidhje live, ishte aktorja Niada Saliasi. Si shumëkush nga ne edhe Niada ndodhej në vetë izolim, si pasojë e panikut të krijuar nga COVID-19, por shprehet që është një person që nuk e ka problem të qëndruarin në shtëpi.

15:28
Parkohen makinat, dalin biçikletat/ Shtohet shitja e mjeteve me dy rrota në Tiranë

Tirana këto ditë duket sikur është kthyer pas në kohë, në vitet ‘80 kur nuk kishte automjeteve private dhe në rrugë shihje vetëm biçikleta.

15:18
Dezinfektohen rrugët në Tiranë/ Bashkia po ndërhyn në të gjitha lagjet

Në këto ditë duket se koronavirusi është kryefjala e çdo teme dhe pastërtia, mesa na është bërë me dije, është arma kryesore për ta mundur.

15:10
200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e dyqind (200) pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.

15:06
“Është absurde”/ Covid-19, debati i aktorëve Neritan Liçaj-Zamira Kita për masat e qeverisë

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, u përfshinë përmes një lidhjeje live aktorët Neritan Liçaj dhe Zamira Kita.

15:02
MBRONI të moshuarit. Qëndroni larg! Kush dyshon se është i prekur të mos takojë njeri

Çdo ditë e më shumë të gjithë po kuptojnë se sa e rrezikshme është të thyhesh rregullat e të kontaktosh persona të moshuar apo të sëmurë, ndërsa ke udhëtuar në zonat e prekura.

14:58
“Ndalohet dalja e të gjithë këmbësorëve në këto orare”, Rama publikon rregullat e reja kundër CoVid-19

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 do të ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në Shqipëri në kuadër të masave kundër përhapjes CoVid-19.

14:56
Masa për Covid-19 në burgjet greke/ Anulohen lejet e të burgosurve, shtohen rojet e sigurisë

Ministria greke e Drejtësisë ka nisur implementimin e një plani të posaçëm për të përballuar përhapjen e Covid-19 në burgjet greke.

14:45
Manastirliu: Shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale transferohet në Spitalin e Traumës

Duke filluar nga dita e premte shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale dhe kirurgjitë e patologjive malinje në QSUT do të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës.

14:37
Kosovë/ Deçani me masa kundër virusit COVID – 19

Komuna e Deçanit është duke ndërmarrë një sërë masash si pjesë e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të përballuar gjendjen e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit edhe në vendin tonë.

14:37
Luftë me koronavirusin! Praga ashpërson masat mbrojtëse

Autoritetet e kryeqytetit çek, Pragës, kanë ashpërsuar masat mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, duke thënë se të gjithë individët duhet të mbulojnë fytyrën në ambiente publike.

14:33
Kontakte me çiftin e bashkëshortëve të prekur nga koronavirusi, dalin përgjigjet e testit për dy mjekët në Roskovec

Dy pjesëtarët e stafit të qendrës shëndetësore Roskovec, që kishin pasur kontakt me çiftin e infektuar nga fshati Mbërs, rezultuan negativ në testin për Covid 19. Nesër ata rikthehen në punë për t’i shërbyer qytetarëve.

14:28
‘’Të vetëizoluara në Shtëpinë e Fëmijës Durrës”/ Video-mesazhi i kujdestareve: Qëndrojmë 24 orë në detyrë, larg familjeve tona

Një video-mesazh vjen nga punonjëset e vetëizoluara prej 6 ditësh në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës. Kryebashkiaku i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhyljen Varfaj ka publikuar mesazhin e disa kujdestarëve që janë vetëizoluar me vetëdije në Shtëpinë e Fëmijës, që në këtë situatë me koronavirusin t’i shërbejnë 24 orë fëmijëve.

14:23
Çmime abuzive, vihen nën hetim 4 administratorë, Rama: Nuk kanë për t’i gëzuar lekët…

Sot në Tiranë si rezultat i kontrolleve u proceduan penalisht për “Fshehje e të ardhurave”, “Mospagim taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut” 4 administratorë  subjektesh të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agroushqimor në Kashar.

14:21
“Shpresoj ta bëj dasmën në gusht”/ Rrëfehet emigrantja shqiptare që anuloi dasmën si pasojë e koronavirusit

Koronavirusi nuk ka paralizuar vetëm lëvizjet, aktivitetet e përditshme apo shkollat, por edhe ceremonitë martesore.

14:09
Covid-19/ Abuzim me çmimet, procedohen 2 pronarë dyqanesh në Durrës

Dy pronarë dyqanesh janë proceduar në Durrës, gjatë operacioneve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, prej situatës së shkaktuar nga Covid-19.

14:05
Covid-19, Spasovski kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po kërkon nga kuvendi dhe presidenti i Republikës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për t’u përballur në mënyrë sa më efikase me pandeminë e koronavirusit.

13:55
FOTO/ Kështu janë duke e përjetuar karantinën Ronaldo dhe Georgina

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar pishinën në shtëpinë e tij, derisa është në vetizolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

13:49
Emergjenca Covid-19/ Qeveria greke, 2 mld euro në mbështetje të bizneseve

Masa të shumta po merren nga qeveria greke në këto ditë të vështira, ku po ‘luftohet’ fort për të mposhtur dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit vdekjeprurës.

13:48
“Kam një muaj që s’kam përqafuar fëmijët e mi”/ Mjekja shqiptare në Milano: Jemi në një situatë lufte

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Eni, mjeke shqiptare në Milano raportoi gjendjen aktuale të spitaleve në Lombardi.

13:34
Bilanci në botë/ Numri i të infektuarve me koronavirus kalon 200,000

Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 200,000, tregojnë shifrat e fundit të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

13:30
​Kosovë/ Nita Shala emërohet zëvendësministre e Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Nita Shala zëvendësministre të Drejtësisë.

13:26
Apeli i mjekut: Na ndihmoni, kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja

Në një postim në Facebook, Ministrja Manastirliu ka përcjellë mesazhin e sotëm të prof. Tritan Kalos nga spitali Infektiv në Tiranë. ai bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre në mënyrë që të mos përhapin akoma më shumë CoVid-19.

13:26
“Lufta” me koronavirus/ Szczęsny vjen me një mesazh prekës për Italinë

Mesazh prekës dhe shpresëdhënës në Instagram i portierit polka të Juventusit, Wojciech Szczesny, në këto momente të vështira që po kalon Italia për shkak të përhapjes së Coromavirusit.

13:20
“Me temperaturë 40, e ndamë mendjen se kishim koronavirus”, Rudina dhe Marku rrëfejnë momentet e frikshme në “Shqipëria Live”

Aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj  ish-deputeti Mark Frroku janë dy nga shumë personat që kanë kaluar simptoma shumë të ngjashme me koroanvirusin, megjithëse ende nuk e dinë nëse kanë qenë të prekur nga CoVid-19.

13:16
“Këmbët m’u paralizuan”/ Rudina: Dyshojmë ende për koronavirus, Marku takoi në varrim pacientin zero

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj, Mark Frrokun druhen se mund ta kenë kaluar, ose mund të jenë ende me koronavirus, nisur nga fakti që Frroku ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero, saktësisht i ka dhënë dorën.

13:15
Emergjenca Covid-19/ Ministria e Jashtme: Anuloni fluturimet, ja ku të drejtoheni

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

13:08
Masat për Covid-19/ Lajm i mirë për shqiptarët në Itali dhe Republikën Çeke: Askush nuk do ndëshkohet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me afatin e qëndrimit të shtetasve shqiptarë në Itali dhe në Republikën Çeke.

13:01
​Ambasada Amerikane i bën thirrje Kurtit të heqë menjëherë taksën

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj produkteve serbe.

12:51
Përhapi panik për CoVid-19, Kryeministri Kurti shkarkon ministrin Veliu

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. 

12:45
Mësuesi grek në Korçë doli me koronavirus, Drejtoria e Shëndetësisë: Ka filluar hetimi epidemiologjik

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Korçë, Mikel Llogori bëri me dijeni se në lidhje me situatën në qytetin e Korçës sa i takon Covid-19, ajo është e qetë dhe se nuk ka asnjë rast të rezultuar pozitiv.

12:42
Vjedhje dhe dhunë në familje arrestohen dy të rinjtë në Vlorë e Sarandë

Sarandë-  Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se kanë vjedhur një varkë plastike.

12:41
Vetizolohet kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është vetizoluar, pasi ditë më parë ka qenë në një ambient ku ndodhej edhe një person, që më pas ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

12:33
Gjermania kthen “të vetët”, 50 milionë euro për mijëra turistë

Gjermania ka nisur të kthejë mbrapsht dhjetëra mijëra shtetas të saj të bllokuar jashtë kufijve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

12:25
Ndalim qarkullimi në vend/ 44-vjeçari nuk i bindet urdhrit, i dehur godet makinën e policisë

Vijojnë thyerjet e rregullave të ndalim qarkullimit në vend. Në qytetin e Beratit është vënë nën pranga një 44-vjeçar, o cili ka kundërshtuar urdhrat për të ndaluar dhe ka goditur makinën e punonjësve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

12:22
“Kam pasur temperaturë…vajzën e vogël e kam në shtëpi”, flet për Top Channel nipi i viktimës së dytë nga koronavirusi: Dajën e kam takuar

TIRANË-  Sot është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërkohë në një lidhje telefonike për Top Channel, nipi i viktimës 66-vjeçar nga Lushnja ka thënë se kishte pasur kontakt me të dhe tashmë po kalon simptomat e ngjashme me koronavirusin.

12:20
“Punë heroike dhe atdhetare”/ Meta falenderon reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike

Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, të cilët paavrësisht situatës së pazakontë vazhdojnë punën e tyre, për të përcjellë te publikë gjithë çfarë ndodh jashtë shtëpive të tyre.