Hamilton dyshohet për koronavirus, doktorët i thonë të vetizolohet

18/03/2020 18:23

Këngëtarja e “Atomic Kitten”, Natasha Hamilton, është “e sigurt” se është infektuar nga koronavirusi, dhe doktorët i kanë rekomanduar të vetizolohet për 14 ditë.

37 vjeçarja ka shfaqur simptoma të COVID-19, si temperaturë dhe dhimbje trupi.

Në një video të postuar në Instastory ajo tha se kishte dalë për të festuar ditëlindjen e 50 të hallës së saj këtë fundjavë, kur mendoi se u helmua nga ushqimi. Hamilton u shpreh se kishte dhimbje në bark, kurriz, qafë, e në brinjë.

“Më pas kisha edhe temperaturë,” shtoi ylli i grupit ikonik. Megjithatë, sot simptomat u zbehën, sipas saj.

Top Channel