Dy pronarë dyqanesh janë proceduar në Durrës, gjatë operacioneve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, prej situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Bëhet fjalë për shtetasit, A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel