Mësuesi grek në Korçë doli me koronavirus, Drejtoria e Shëndetësisë: Ka filluar hetimi epidemiologjik

18/03/2020 12:45

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Korçë, Mikel Llogori bëri me dijeni se në lidhje me situatën në qytetin e Korçës sa i takon Covid-19, ajo është e qetë dhe se nuk ka asnjë rast të rezultuar pozitiv.

“Ndërkohë lidhur me rastin e dyshuar të mësuesit të një shkolle private, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë, në këto momente, ka filluar hetimi epidemiologjk, janë kontaktuar të gjithë personat që mund të kenë patur kontakt me mësuesin. Deri në këto momente asnjë prej tyre apo familjarëve nuk kanë shfaqur shenja të COVID-19, kjo është diçka pozitive pasi kanë kaluar tashmë disa ditë. Ne po vazhdojmë të mbajmë kontakte të ngushta me personat që mund të kenë patur kontakte dhe po këshillohen rast pas rasti. Ndërkohë do të ftoja të gjithë qytetarët të mos shfaqin panic, por do i këshilloja të zbatojnë rregullat dhe për çdo shqetësim që mund të kenë, të kontaktojnë me profesionistët apo me numrin 127″, u shpreh ai.
  Mësuesi grek në Korçë del me koronavirus, reagon shkolla: Ja kur mund të jetë infektuar…
  Shkolla private në Korçë/ Mësuesi me Covid-19 është shtetas grek, dha mësim para se të testohej

Top Channel